FIZIO PLUS - QËNDRA PËR TERAPI FIZIKALE DHE REHABILITIM|info@fizioplus.com

Luksacioni i bërrylit (dalja nga vëndi)

Artikulacioni i bërrylit megjithëse është shumë i kompletuar mund të luksohet (të dalë nga vëndi). Shpesh kjo ndodh pas një traume sportive (rugby, hockey, ski, basket, xhudo, surf, gara me motoçikleta, futboll). Luksacioni i bërrylit përfaqëson 10% të traumave të këtij artikulacioni. Egzistojnë dy lloje luksacionesh: luksacioni posterior (90% të rasteve) dhe luksacioni anterior (10% të rasteve). Ky i fundit mund të shoqërohet me një frakturë të olekranit duke pasur kështu nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Luksacioni i bërrylit nëse ndodh në fëmijëri mund të përsëritet, megjithëse më rrallë se luksacioni i shpatullës, për arsye të dëmtimit të legamenteve. Në të tilla raste trajtimi mund të jetë kirurgjikal. Për këtë arsye tek fëmijët këshillohet të imobilizohet me gips artikulacioni për një kohë më të gjatë (3-4 javë). Faktori që shkakton një luksacion posterior është shpesh një traumë e shkaktuar nga një rënie nga lartësia, shpesh traumë e sportistëve. Personave që pësojnë një traumë të tillë në moshë shumë të re (fëmijët 12-13 vjeç) u shtohet rreziku i një luksacioni të përsëritur, ashtu siç […]

Ndrydhja (distorsioni) i kyqit të këmbës

Paraqet një nga traumat më të shpeshta në sport dhe jetë. Zakonisht dëmtohet kompartmenti i jashtëm (80% të rasteve) pas traumës së përthyerjes së këmbës nga brënda e cila shkakton tërheqjen apo këputjen e ligamenteve dhe  demtime të kapsulës artikulare. Traumat me përthyerje të këmbës nga brënda shkaktojnë një dëmtim të ligamentit deltoid i cili ndodhet në anën e brëndshme të kyqit të këmbës. Kur trauma është e fortë mund të ketë edhe thyerje të kockës maleolare të brëndshme ose të jashtme. Traumat distorsive (përndrydhja) mund të jetë akute (të shkaktuara nga përplasje, ndryshim të menjëhershëm të drejtimit të ecjes apo vrapimit) ose kronike (pas mbingarkesave të tejzgjatura). Pas përndrydhjes së kyqit të këmbës mund të krijohet një kuadër laksiteti me dëmtim kapsulës, ligamenteve dhe një kuadër instabiliteti i nyjes. Kjo bën që pacienti të ketë një ndjesi sikur nuk mban dot peshën e trupit dhe nuk ndjehet i sigurt kur mbështet këmbën në tokë. Simptomat Pacienti që pëson një përndrydhje akute […]

Artroza e kockave te legenit (coxarthrosis)

Artroza është një sëmundje e cila prek artikulacionet dhe shkaktohet nga dëmtimi i indit kërcor artikular që gjendet ndërmjet dy kockave. Humbja e këtij indi kërcor bën që kockat të fërkohen me njëra-tjetrën dhe të shtypen duke çuar në dhimbje, inflamacion dhe deformime të përhershme të artikulacionit.  Artroza zakonisht paraqitet në artikulacionet që kryejnë më shumë lëvizje, si për shembull artikulacioni i shpatullës, në pjesën cervikale të kolonës vertebrale (pengon në lëvizjen e kokës dhe mund të jetë e pranishme dhe marramendja) dhe në artikulacionin e legenit, gjunjëve dhe ato të duarve. Është e rëndësishme të vihet theksi mbi faktin se të gjithë individët mund të zhvillojnë shkallë të ndryshme artroze ndërkohë që plaken. Kjo sëmundje nuk është ekskluzive për njeriun, por paraqitet te të gjithë vertebrorët me përjashtim të lakuriqëve të natës. Artroza e kockave të legenit (artikulacioni koksofemoral) Artroza e artikulacionit që lidh femurin me kockat e legenit çon në ngurtësimin dhe inflamacionin e kësaj nyjeje, çka çon në dhimbje e cila ndonjëherë nuk qetësohet as nga pushimi. Dhimbja provokohet nga dëmtimi […]

Spondiloza e unazave të shpinës

Spondiloza është bërë sëmundje e shpeshtë e njeriut bashkëkohor, i cili thjeshtë pothuajse për çdo gjë ka kohë, por më së paku ka kohë për vete.  Shenjat e para të kësaj sëmundje lajmërohen madje edhe në moshën më të re për shkak të mbajtjes së trupit në pozitë jo të duhur, ndoshta nga ndonjë lëndim i vogël, por duke shkaktuar pasoja ne shtyllen kurrizore. Ky problem nganjëherë kjo mund të ndodhë edhe për shkak të njërës këmbë më të shkurtër! Spondiloza në boshtin kurrizor shkakton ngushtimin e hapësirës në mes të unazave dhe formimin e disa zgjatimeve eshtrore (osteofite) në këto nyje. Me moshë rritet edhe prania e kësaj sëmundje. 80% e të moshuarve kanë probleme me kurrizin. Natyrisht, të sëmurë konsiderohen vetëm ata të cilët kanë dhimbje. Zakonisht këto probleme paraqiten ne pjesën e fundit te unazave të shpinës(unazat e pjesës lumbale që quhen L4 dhe L5 apo edhe L5 dhe S1), kurse dhimbjet manifestohen edhe gjerë tek fillimi i boshtit kurrizor në pjesën e sipërme apo në pjesën e qafës. Dhimbjet […]

Shputa e rrafshët (këmba dystaban)

Shputa e rrafshët (këmba dystaban-pes planus) Këmba dystaban, në ndryshim nga një këmbë normale e cila paraqitet me harkun fiziologjik, është e karakterizuar nga tabani i rrafshet -sheshtë. Kur fëmija fillon të ecë, indi lidhor apo konektiv i cili nuk është akoma pjekur si duhet dhe zhvillimi jo i plotë i muskujve, lejojnë një kënd të madh të lëvizshmërisë amortizuese të këmbës e cila shoqërohet me rrafshimin e tabanit hap pas hapi. Ky fenomen fillestar është një element i rëndësishëm për nje diagnozë preventive në kohë. Për shkaqe akoma jo plotësisht të njohura tabani i këmbës nuk zhvillohet duke marrë formën dhe dimensionin e tij fiziologjik por mbetet me formë të sheshtë duke u shfaqur kështu kuadri i këmbës dystaban. Ky deformim e ka bazën në pjesën e pasme të këmbës e cila është e formuar nga artikulacioni i dy kockave, kalkaneusit dhe talusit. Imaturiteti dhe laksiteti i ligamenteve bëjnë që ashtin talar i cili është kockë që kontrollon të gjithë këmbën dhe që normalisht ndodhet sipër […]

Lëndimet e gjurit – Ligamenteve kolaterale

Ligamenti kolateral medial (LKM) dhe ligamenti kolateral lateral (LKL) janë dy struktura të ngjitura nga kocka e femurit tek kocka e tibisë në anën e brendshme dhe të jashtme të gjurit. Funksioni i tyre është të ndalojnë ose të paktën të kufizojnë zhvendosjen e kockave të femurit dhe tibias kur këmba perdredhet nga jashtë ose brënda. Dëmtimet: Bëhet fjalë për një dëmtim shumë të shpeshtë pas një traume përdredhëse (shpesh edhe të thjeshtë) kur përthyhet gjuri nga jashtë ose nga brënda. Ky lloj dëmtimi provokohet nga një traumë laterale ose nga një rrëzim në tokë me këmbët e hapura; në dëmtimet e legamentit kroçat anterior shpesh përfshihen pak a shumë edhe legamentët kolateral. LKM dëmtohet më lehtë se LKL pasi ky i fundit është më elastik dhe i mbrojtur nga strukturat muskulare periferike. Simptomat: Një dëmtim i grades I do të thotë vetëm një tërheqje e fibrave të ligamentit me dhimbje në pjesën e brëndshme ose të jashtme të gjurit (sipas legamentit të përfshirë), pa shenja klinike instabiliteti. Në dëmtimin e […]

Dhimbja e bërrylit (Epikondiliti)

Bëhet fjalë për një patologji që karakterizohet nga dhimbje në pjesën anësore të bërrylit (epikondili), e cila prek kryesisht (por jo vetëm) pacientë që merren me aktivitete sportive që përdorin shumë krahun dhe bërrylin (tenis, baseball apo edhe punë tjera fizike), prandaj quhet edhe “bërryli i tenistit”. Kryesisht i prek pacientët  pas moshes 40 vjeqare dhe rrallë më herët. Prekën njëlloj meshkujt dhe femrat.  Ndër shkaqet më të mundshme është mbingarkesa funksionale, degjenerimi i tendineve ekstensore, aktivitetet kronike dhe të përsëritura (përdorimi i tastierës dhe i mausit të kompjuterit). Simptomat: dhimbje akute në nivel të epikondilit, me përhapje përgjatë muskujve të parakrahut, vështirësi në shtrëngimin e objekteve dhe në veprime specifike si “vidhosje” ose “çvidhosje”. Edhe gjesti i thjeshtë i dhënies së dorës mund të shkaktojë dhimbje. Gjendja e tensionit dhe dhimbjes së mbytur mund ta shqetësojë pacientin edhe gjatë pushimit ose gjumit. Diagnoza: është kryesisht klinike dhe bazohet në një ekzaminim të kujdesshëm nga specialisti dhe mbi të dhënat që referon pacienti. Nganjëherë mund të […]
  • Dhembjet e shpines dhe nervi ishiatik
    Permalink Gallery

    Çfarë është dhimbja e shpines me prejardhje nga nervi ishiatik?

Çfarë është dhimbja e shpines me prejardhje nga nervi ishiatik?

Dhimbja e nervit ishiatik është dhimbje e ekstremiteteve te poshtme që rezulton  si pasoje e ngacmimit  të nervit ishiatik. Dhimbja e nervit ishiatik ndjehet ne menyre tipike ne pjesen e prapme te fundit te shpines ne zonen lumbale dhe shtrihet ne pjesen e prapme te kofshes deri tek niveli i gjurit apo edhe me poshte.    Nervi ishiatik  eshte nervi me i gjate i trupit qe fillon qe nga shtylla kurrizore ne zonen lumbale dhe zbret poshte deri ne fund te ekstremiteteve te poshtme. Cilat janë shkaqet e dhimbjes së nervit ishiatik ? Dhimbja e  nervit ishiatik është  ne te shumten e rasteve eshte si rezultat i nje hernie diskale ne zonen lumbale e cila bene  ne menyre direkte presion  ne fijet nervore duke sjelle irritim dhe inflamacion te nervit ishiatik per te dhene simptomat e dhimbjeve te ishiatikut . Ky acarim i nervave  si pasojë e një anomalie  intervertebrale referohet me termin Radiculopati. Përveç anomalive intervertebrale ka edhe shkaqe te tjera qe shkaktojne simptomat e nervit ishiatik , te tilla si : irritimi i nervave si pasoje […]
  • Displazia koksofemorale
    Permalink Gallery

    Displazia zhvillimore koksofemorale-luksacioni i kukave tek femijet (DZHK)

Displazia zhvillimore koksofemorale-luksacioni i kukave tek femijet (DZHK)

Është sëmundja më e shpeshtë kongjenitale e skeletit, e karakterizuar nga paqëndrueshmëria e artikulacionit për shkak të laksitetit të kapsulës artikulare dhe ligamenteve që e rrethojnë artikulacionin apo për shkak të displazisë së lindur të folesë acetabulare.  Vërehet një keqformim i kërcit acetabular dhe kontrakturë muskulotendinoze rreth artikulacionit. Ndryshimet në kocka dhe indet e buta tentojnë të rëndohen me kalimin e moshës dhe kthehen në permanente nëse sëmundja lihet pa trajtim. Vetëm në 2% të rasteve ka një dalje të mirëfilltë të kokës femorale nga foleja acetabulare. Sëmundja është mjaft e shpeshtë në vendet që lagen nga deti Mesdhe, (rreth 10 në çdo 1000 fëmijë) dhe seksi femër preket rreth tre-katër herë më shpesh se meshkujt. Vendi ynë rrjeshtohet në vendet me sëmundshmëri në shifra edhe më të larta prandaj rëndësi të veçantë merr identifikimi dhe referimi tek mjeku specialist ortoped i të ashtuquajturve “fëmijë të riskuar”. Këtu përfshihen fëmijë nga lindje podalike, lindje të vonuara apo mbipeshë, binjakët, fëmijë me të afërm me DZHK, […]

Fasciti plantar (dhembja në shputë)

Fasciti plantar ёshtё njё sindromё nga mbingarkesa e cila çon nё çarje tё vogla tё pёrsёritura tё fashёs plantare sidomos nё origjinёn e saj nga kalkaneusi dhe ёshtё mё e shpeshtё tek meshkujt dhe tek personat mbi-peshё. Nё kёtё patologji mund tё jenё shkaktarё edhe faktorё tё tjerё mekanikё si deformime tё kёmbёs, elasticitet i reduktuar i tendinit tё Akilit, ose kёpucё tё papёrshtatshme. Pacientёt ankohen pёr dhimbje akute nё shputёn e kёmbёs e pёrqёndruar kryesisht nё zonёn e thembrёs. Simptomat Dhembja ёshtё veçanёrisht e fortё gjatё ecjes apo vrapimit dhe nё mёngjes gjatё hedhjes sё hapave tё parё. Nganjёherё pacienti ankon dhimbje edhe pas njё periudhe tё gjatё tё qёndrimit ulur. Atletёt e ndjejnё dhimbjen mё tё fortё nё fillim tё stёrvitjes e cila mё pas ulet gjatё ushtrimeve fizike.  Pёrgjithёsisht dhimbja nuk ёshtё kaq e fortё sa tё pengojё atletin tё kryejё aktivitetin sportiv por lёnia pas dore e simptomave dhe vazhdimi i stёrvitjes mund tё keqёsojё patologjinё. Diagnoza Palpacioni i fashёs […]