Çfarë është dhimbja e shpines me prejardhje nga nervi ishiatik?

Dhimbja e nervit ishiatik është dhimbje e ekstremiteteve te poshtme që rezulton  si pasoje e ngacmimit  të nervit ishiatik. Dhimbja e nervit ishiatik ndjehet ne menyre tipike ne pjesen e prapme te fundit te shpines ne zonen lumbale dhe shtrihet ne pjesen e prapme te kofshes deri tek niveli i gjurit apo edhe me poshte.   \"Dhembjet

Nervi ishiatik  eshte nervi me i gjate i trupit qe fillon qe nga shtylla kurrizore ne zonen lumbale dhe zbret poshte deri ne fund te ekstremiteteve te poshtme.

Cilat janë shkaqet e dhimbjes së nervit ishiatik ?

Dhimbja e  nervit ishiatik është  ne te shumten e rasteve eshte si rezultat i nje hernie diskale ne zonen lumbale e cila bene  ne menyre direkte presion  ne fijet nervore duke sjelle irritim dhe inflamacion te nervit ishiatik per te dhene simptomat e dhimbjeve te ishiatikut .

Ky acarim i nervave  si pasojë e një anomalie  intervertebrale referohet me termin Radiculopati. Përveç anomalive intervertebrale ka edhe shkaqe te tjera qe shkaktojne simptomat e nervit ishiatik , te tilla si : irritimi i nervave si pasoje e ferkimit te kockave, tumoret, hemoragjite e muskujve te brendshem, infeksionet, plagosjet, traumat etj.

Ndonjëherë dhimbjet e  nervit ishiatik mund të ndodhin edhe  për shkak të acarimit të ketij nervi  gjatë shtatzënisë si shkak i pozites jo te drejte te trupit dhe muskujve te dobet.

Cilët janë faktorët e rrezikut për dhimbje të nervit ishiatik ?

Faktorët e rriskut për dhimbjen e  nervit ishiatik përfshijnë :

–      artritet degjenerative lumbale

–      sëmundjet degjenerative te disqeve intervertebrale

–       traumat apo lëndimet e zones lumbale.

Cilat janë simptomat e nervit ishiatik?

Semundja e nervit ishiatik shkakton dhimbje, ndjesi djegie, ndjesi mpirje dhe ndjesi si shpime gjilperash ne pjesen e pasme te poshtme te kurrizit,e cila mund te kaloj edhe ne zonen e vitheve dhe zbret poshte nga pjesa e prapme e kofshes deri te shputa.

Rezultati është dhimbje shpine, dhimbje vithesh dhe  dhimbje kembe  Shpesh here mga ndryshimi i pozicionit te qendrimit arrihet nje zvogelim i dhimbjeve apo edhe lehtesim i ndjeshem i dhimbjes.

Si diagnostikohet dhimbja e  nervit ishiatik ?

Dhimbja e nervit ishiatik  diagnostikohet  me  ekzaminim fizik  dhe me nje historik mjekesor te pacientit .

Per nje diagnostikim me bashkekohor perdoren ekzaminimet me rrezet X , me ane te skanerit , rezonanca , elektromyograma etj.

Trajtimi i semundjes

Nëse dhimbja juaj nuk përmirësohet   me ane te kujdesit vetjak , mjeku juaj mund t’ju sugjeroje disa nga trajtimet e meposhtme.

Mjekimet medikamentoze

Llojet e medikamenteve qe mund te pershkruhen nga mjeku ne nje rast te tille jane:

–      Anti-inflamatoret josteroid

–      Relaksantet muskular

–      Analgjeziket

–      Anti -depresivet triciklike

Terapia fizikale

Pasi dhimbja akute  përmirësohet atehere preferohet fillimi i nje programi specifik te ushtrimeve i cili behet nga fizioterapeut, i cili harton nje plan rehabilitimi me qellim permiresimin e te semurit dhe parandalimin e demtimeve te perseritura .

Kjo procedure zakonisht përfshin ushtrime fizike  qe ndihmojne ne korrigjimin e problemvee te shkaktuara psh nga trauma dhe per forcimin e muskujve per te arritur nje fleksibilitet me te mire te trupit duke zvogeluar dhembjet, larguar mpirjet dhe duke parandaluar perseritjet e dhimbjeve te kohepaskohshme

Injeksione me  steroide

Në disa raste  mjeku juaj mund të rekomandojë injektimin e një kortikosteroidi  në zonën përreth bazes  nervore te përfshirë ne dhimbje. Kortikosteroidet  ndihmojne në uljen e dhimbjeve nga inflamacioni i fijeve nervore.. Efektet priten te japin rezultat pas disa muash.Numri i injeksioneve  kortizonike qe mund te perdoren eshte i kufizuar per shkak te shume efekteve anesore qe ato kane.

Nderhyrjet kirurgjikale

Ky  eshte nje opsion  i rezervuar ne rastet kur terapite e tjera nuk funksionojne . Kjo forme eshte e perdorur kryesisht  ne rastet kur dhimbjet e nervit shiatik jane si rezultat i deformimeve te diskut intravertebror.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *