Çfarë është Radikulopatia e qafës ?

Radikulopatia e qafës është një dëmtim ose çrregullim i funksionit nervor që rezulton me një komprimim të njeres nga rrenjet nervore tek unazat e qafes.

Dëmtimi në rrënjët nervore në regjionin e qafës mund të shkaktojë dhembje dhe humbje të ndjesisë në pjesë të ndryshme të gjymtyrëve të sipërme, varësisht nga niveli i dëmtimit të rrënjes nervore.

\"radikulopatia

 

Shkaqet e Radikulopatisë së qafës

Dëmtimi mund të ndodhë si rezultat i presionit nga disku ndërmjet unazava, ndryshimet degjenerative në eshtra, artriti ose dëmtime tjera që mund të bëjnë presion mbi rrënjët nervore. Tek personat e moshuar ndryshimet degjenerative të disqeve jane shkaku kryesor i komprimit të rrënjeve nervore ndersa tek personat e rinjë shkaku i këtyre dëmtimeve është disku ndërmjet unazave qe vie si pasojë e ndonje traume dhe e cila rezulton me dhembje dhe mpirje në pjesë të caktuara të dorës.

Simptomet e Radikulopatisë së qafës

Simptoma kryesore e radikulopatisë është dhembja që përhapet në qafë, krah, gjoks, shpatullë. Një person me radikulopati mund të përjetojë dobësi të muskujve, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në gishta apo duarë. Simptoma të tjera mund të përfshijnë mungesën e koordinimit, veçanërisht në duar.

Trajtimi i Radikulopatisë së qafës

Radikulopatia e qafës mund të trajtohet me një kombinim të barnave kundër dhembjeve si kortikosteroidet (anti-inflamator) apo edhe barnat jo-steroid kundër dhembjeve si ibuprofen etj) dhe me e rëndesishmja tek trajtimi i ketij problemi është terapia fizikale.

Terapia fizikale ndihmon shumë në trajtimin dhe rehabilitimin e radikulopatisë së qafës ku përfshihen metoda të ndryshme fizioterapeutike si traksioni i qafes (tërheqja e lehtë e qafës) pastaj mobilizimi i unazave të qafes, ushtrimet, dhe modalitetet tjera për të reduktuar dhembjet dhe për të përmiresuar levizjet e qafes dhe duarve. Nëse komprimi është i madhë atëhere intervenimi kirurgjikal është i nevojshëm për te liruar nervin nga komprimi.
Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *