Dhëmbjet e nyjeve, shkaktari acidi urik !

Shumë persona kanë probleme në pjesë të ndryshme të këmbës të cilat në shumë raste sjellin probleme në ecje. Inflamacioni vjen i shkaktuar nga krijimi i kristaleve të acidit urik në kyçe.

Acidi urik është një produkt që krijohet në trup kur organizmi shpërbën një grup substancash të quajtura purina. Këto substanca janë pjesë përbërëse të të gjitha qelizave të trupit. Ato gjenden edhe në ushqime.

\"dhembjet

Nëse koncentrimi i acidit urik është shumë i lartë mund të krijohen kristale në radhë të parë në kyçe. Një tjetër vend ku kristalet mund të grumbullohen janë veshkat, dhe në këto raste këto kristale formojnë gurë në veshka. Sasia e acidit urik që gjendet në gjak varet nga sasia që krijohet në trup, si dhe nga sasia e acidit që nxirret nga trupi nëpërmjet urinës.

Alkooli është një arsye me rëndësi, që shkakton ndër të tjera rritjen e përqindjes së acidit urik në gjak. Pijet alkoolike, në radhë të parë birra por edhe vera, përmbajnë përbërës që shkaktojnë krijimin sasisë së lartë të acidit urik. Alkooli gjithashtu ndikon sepse bllokon boshatisjen e trupit nga acidi urik.

Rritja në peshe është një faktor tjetër ndikues. Sa më shume të shtojë në peshë njeriu aq më shumë acid urik krijohet në gjak. Sasi e lartë e përbërësve që ndikojnë në rritjen e sasisë së acidit urik gjenden te mishi, bizelet, fasulja, sardelet, harengat etj. Ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e nivelit të acidit urik në gjak do të përmendet edhe prania e sëmundjeve të tjera, si dhe përdorimi i ilaçeve. Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *