Dhembjet e qafes (cervikalgjite) dhe trajtimi i tyre

Shkaqet mund të jenë të shumta: traumatike (pas përplasjeve apo tërheqjeve muskulare), muskulare (në personat që punojnë gjatë në kompjuter ose në mjedise me ajër të kondicionuar), të lindura (nga problemet e muskulaturës skeletike), nga disfunksioni i boshtit endokrin (tiroiditet) dhe somato-emocionale. \"Rear

Përsa i përket shkakut të fundit, është parë që persona që janë shumë emotivë ose të stresuar shfaqin më shpesh dhimbje të qafës, që probabilisht shkaktohet nga tensioni i shtuar muskular. Të dy sekset preken njëlloj nga dhimbjet e qafës.

Simptomat

Simptomat janë të shumëllojshme, duke filluar me një ndjenjë rëndesë që shoqërohet nga dhimbja muskulare në zonën e qafës, kontrakturë e muskulit trapezius, kufizim i lëvizjeve të qafës, marrje mendsh, ndjenjë mpirje në duar (probabilisht nga protruzioni i diskut) etj. Nganjëherë edhe problemet e lidhura me përputhjen e harqeve të dhëmbëve dhe defektet e syve, si strabizmi apo çrregullimet e akomodimit, mund të shkaktojnë shpërthimin e dhimbjeve akute të qafës.

Diagnoza

Diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë është thelbësor për trajtimin e mirë të dhimbjeve të qafës. Mund të përdoren një studim radiografik në tre projeksione, një ekzaminim me skaner aporezonancë magnetike me ose pa lëndë kontraste, një ekzaminim elektromiografik i anësive të sipërme, kur dyshohet për një sindromë radikulare kompresive, një ekzaminim me eko dopler i enëve karotide të gjakut, për të përjashtuar turbulencat apo ngadalësimet e fluksit të gjakut apo një ekzaminim audiovestibular. Të gjithë këto ekzaminime duhen kryer pas një vizite të hollësishme dhe të kujdesshme ortopedike. Ortopedi mund të shfrytëzojë edhe konsultime me neurologun, për të përjashtuar sëmundje të ndryshme të sistemit nervor qëndror.

Trajtimi 

Mjekimi është specifik për çdo pacient. Vlerësohen të gjithë faktorët specifikë, subjektivë apo objektivë, të pacientit. Në fazën akute fillohet një terapi farmakologjike, e cila bazohet në përdorimin e antiinflamatorëve josteroidë apo kortizonikëve, procedurave të fizioterapisë, përdorimit të rrymave analgjezike, lazerit, masazheve e gjimnastikës. Gjimnastika posturale individuale dhe/ose trajtimet osteopatike janë metoda me efektshmëri ende te pavertetuar, por nga ana tjetër këto janë metoda që duhen përdorur vetëm nga specialistë me përvojë të madhe në këtë lloj trajtimi. Fizio Plus.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *