Dhëmbjet e shpines (hernia diskale), trajtim konzervativ apo me operacion ?

Jo operacionit.

Është një gabim që duhet ta shmangni. Nëse keni dhimbje te pjeses se poshtme te shpines e cila vjen si pasojë e sëmundjes së Hernis Diskale, mirë është të gjeni shpëtim nëpërmjet trajtimit fizioterapeutik dhe jo nepermjet nderhyrjeve kirurgjikale.\"hernia

Studimet thonë se ata që janë operuar jo vetëm që nuk kanë shpëtuar nga dhimbjet, por kanë vuajtur më tej pasojat e operacionit. Specialistet cilësojnë se ndërhyrja kirurgjikale është mundësia e fundit që mund t’i këshillohet një të sëmuri me Herni Diskale.

Nëse një mjek ju këshillon nderhyrjen kirurgjikale është mirë të konsultoheni edhe me disa specialist tjere. Bëhuni disi më dyshues, nëse nuk dëshironi të paguani para të cilat mund t’iu shkojnë dëm. “eshte vënë re që kohët e fundit çdo dhimbje mesi dërgohet për skaner si në rastin kur rezulton Herni Diskale, ashtu edhe në rastet kur ka tendencë për të kaluar në shqetësime të tilla. I sëmuri nga Hernia Diskale kërkon të operohet, pasi e sheh si të vetmen mënyrë që të shpëtojë nga dhimbjet. Marrja e vendimit për t’u operuar ose jo nuk duhet bazuar vetëm në skaner apo rezonancë magnetike, por i duhet nënshtruar një ekzaminimi të hollësishëm të mjekut.” Pas dhimbjes së kokës, dhimbja e shpines është sëmundja më e shpeshtë nga e cila ankohen njerëzit. Simptomat janë dhimbje te forta te shpines e cila qetesohet me disa levizje dhe perkeqesohet me disa tjera pastaj shoqerohet me mpirje pergjate kembes dhe humbje te forces muskulore. Kjo dhimbje ndodh kur përpiqemi të ngremë ndonjë peshë apo edhe me nje levizje te shpejt.

Dhimbja vijon e shtohet qoftë nga kollitja apo një teshtimë sado e vogël. Kemi të bëjmë me atë që në gjuhën mjekësore quhet Hernie Diskale, apo ç’rregullim i diskut të kolonës vertebrale. Specialistet thonë se 10 për qind e operacioneve për Hernie Diskale rezultojnë të jenë të pasuksesshme. Neurologu shikon të arsyeshme trajtimin mjekësor me medikamente, regjim shtrati dhe fizioterapi për kurimin e patologjisë. “Mjekët abuzojnë me operacionet që kryejnë tek pacientët. Jo çdo dhimbje shpine është Hernie Diskale. Përveç mjekimit me ilaçe, mjeku ka për detyrë ta këshillojë të sëmurin për të ndjekur regjim shtrati dhe terapi fizikale e cila rezulton te jete shume e suksesshme.

Hernia Diskale më së shumti shfaqet në formën e spondiliatrozës, më pas vijnë lumbagot dhe dëmtimet tuberkulare të vertebrave dhe artritet vertebrale. Shkaku i shfaqjes së sëmundjes në shumicën e rasteve është ngritja e peshave të rënda, kapërcimi i pengesave apo një lëvizjeje të menjëhershme e pakontrolluar. Shenja kryesore që shfaqet menjëherë pas kësaj veprimtarie është dhimbja e fortë në mes, një dhimbje e padurueshme që të mbërthen në vend. Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje. “Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik. Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet si dhe ulet shumë aftësia e të sëmurit për të punuar. Dhimbjet janë të tipit shpuese, shtrënguese, djegëse dhe shtohen sa herë që i sëmuri ndërron pozicion.

Pas disa ditësh dhimbjet përhapen në njërën këmbë, në të majtën apo të djathtën, sipas pozicionit të Hernies.” Po ashtu i sëmuri e ka të vështirë të gjejë një pozicion të caktuar, aq sa mund të ulërijë për shkak të dhimbjeve. Nganjëherë qëndron me këmbët e mbledhura rreth barkut, i mbështetur në një pozicion majtas ose djathtas, bëhet shumë nervoz dhe nuk dëshiron t’i flasë askujt. Pagjumësia është tepër e theksuar për shkak të dhimbjeve. Madje bën “gjumë lepuri” për shkak të frikës së dhimbjeve. Koha e shërimit të kësaj sëmundjeje varion në bazë të shtypjes që i bëhet rrënjës nervore.
E rëndësishme është që pacienti të mos tregohet entuziast, sepse një lëvizje e pamotivuar apo marrja me punë pa këshillën e mjekut mund të çojë në përsëritjen e sëmundjes.” Në dallim nga dhimbjet e tjera të shpines, Hernia Diskale është më e rëndë dhe mund të shkaktojë dhimbje deri aty sa i sëmuri nuk kryen dot nevojat e tij personale. Ky rast përbën urgjencë kirurgjikale dhe duhet të kryejë menjëherë operacion. Në të gjitha rastet e tjera këshillohet trajtimi me medikamente dhe fizioterapia.

Nervi ishiatik jo gjithmonë shkakton Herni Diskale

Një pacient i cili gjatë gjithë kohës ka dhimbje të forta mesi, kollitet dhe dhimbjet përhapen gjatë gjithë trajektores së nervit ishiatik, nuk është e thënë që domosdoshmërisht të vuajë nga Hernia Diskale. Ka një koncept të gabuar për sëmundjen e Nervit Shiatik. Kur njerëzit thonë se i ka kapur Nervit Shiatik, mendojnë që fajin e ka Hernia Diskale. “Ky koncept është i gabuar, pasi dhimbja e Nervit ishiatik vjen edhe nëse kemi të bëjmë me foramina të ngushtuara të vertebrave. Po ashtu dhimbjen e nervit ishiatik mund ta japë edhe tumori i kolonës vertebrale ose sëmundje të tjera që prekin shtyllën kurrizore. Sëmundjet e mësipërme janë vetëm disa nga shkaqet që mund të japin nervin ishiatik.”

Hernia diskale, të paoperuarit më entuziastë

Shoferët, profesioni më i prekur nga sëmundja

Sëmundja e Hernies Diskale nuk futet në grupin e sëmundjeve profesionale. Gjithsesi, ka një grup profesionesh të caktuara që janë më të rrezikuara për t’u prekur nga kjo sëmundje. Profesionet më të prekura janë shoferët, minatorët, druvarët, ata që merren me punë bujqësore, si dhe nëpunësit. Po ashtu edhe personat që vuajnë nga dhjamosja kanë prirje të vuajnë nga Hernia Diskale. Specialistet këshillojne te eleminoni qendimin e gjate ulur, qëndrimin për një kohë të gjatë në këmbë si dhe ngritjen e peshave të rënda. Ushtimet fizike jane shume te mira ne parandalimin dhe trajtimin e ketij problemi Po ashtu noti është shumë i rëndësishëm për trajtimin e Hernies Diskale.

Meshkujt më të rrezikuar se femrat

Hernia Diskale prek në përgjithësi njerëzit e punës. Grup mosha më e rrezikuar është ajo nga 30-50 vjeç, kryesisht meshkuj të cilët janë në kulmin e punës. Hernia Diskale shfaqet më së shumti në pjesën e kolonës vertebrale te pjeses se poshtme te shpines dhe më pak në pjesën e kraharorit. Hernia Diskale më shqetësuese është ajo e qafës e cila manifestohet me dhimbje të forta në pjesen e qafës, mpirje të shpatullave, krahëve, duarve dhe të këmbëve. Në rastet kur konstatohet dhimbje prapa koke të qafës, nuk duhet neglizhuar por duhet vizituar tek mjeku. Në rastin e zhvillimit të dhimbjeve kronike, një rol të madh luan edhe gjendja sociale dhe profesionale. “Stresi dhe pakënaqësia në vendin e punës, por edhe qëndrimet e pafavorshme trupore gjatë orarit të punës si dhe duhanpirja të cilat shpien në ndryshime të theksuara në një zonë lumbale të shtyllës kurrizore.” Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *