Dislokimi i Patellës

Ky lëndim paraqitet më se shpeshti tek sportet që është i përfshirë vrapimi i përseritur, kërcimi, tek futbollistet, handbollistet etj.

Patella është një kockë e lirshme që është e vendosur mbi nyjen e gjurit dhe është e lidhur me një tendinë për muskulinkuadriceps. Ajo levizë lart e poshtë varësisht nga lëvizja e gjurit.

\"dislokimi_i_patelles\"Zhvendosja e patellës ndodh kur kjo lëvizë anash me shumë se sa është e lejueshme dhe zakonisht ndodh në anën e jashtme të gjurit. Kjo zakonisht paraqitet si shkak i ndonje traume të përseritur apo ndonje traume të madhe direkt në patellë por ndodhë edhe tek femrat e reja si shkak i shlirëshmerisë së ligamenteve që e përforcojnë patellën.
Pacientët zakonisht ankohen për dhembje në gju e cila paraqitet gjatë vrapimit, kërcimit apo lëvizjes përdredhëse në nyjen e gjurit.
Shpesh diagnoza është e gabueshme dhe diagnostifikohet për lëndim të ligamentit të kryqëzuar të gjurit e cila paraqitet po ashtu me dhembje dhe kërcitje në nyje gjatë lëvizjes.
Zakonisht dislokimi zvogelohet me shtrirjen e kembes, dhe paraqitet me edemë të mënjëhershme përreth nyjes se gjurit.
Pacientët me dislokim patellar kane dhembje dhe frikë që ta kontraktojne ( shtrëngojnë) muskulin kuadriceps te kofshes me këmben shtrirë, shenjë e cila tregon për dislokim patellar.
Mënjehërë pas lëndimit duhet të perdorni akull, kompresion, elevim dhe pushim duke penguar enjtjen dhe lëndimin e metutjeshëm.

Trajtimi ne shumisen e rasteve është konzervativ ku përdoren barërat kunder dhembjeve, pastaj duhet të imobilizohet nyja e gjurit per 2-3 jave dhe gjatë ecjes duhet të përdoret shtaga.

Qëllimi i trajtimit është që të zvogëlohet shanca për një përseritje të serishme të këtij problemi, ku nga fizioterapeuti profesionist caktohet një program i ushtrimeve i cili ka për qëllim forcimin e strukturave përreth nyjes se gjurit të cilat parandalojnë dislokimin e patellës, zakonisht duhet të forcohet muskuli i mbrendshëm i kofshes (m. vastus medialis), pastaj duhet të lejohet amplituda e lëvizjes se nyjes se gjurit. Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *