Ecja, problemët me ecjen si dhe këpucet me taka të larta

\”Sipas Shoqates Ortopedike Amerikane për Kyq dhe Këmbë, njerëzit bëjnë mesatarisht deri në 10.000 hapa në ditë. Përdorimi i këpuceve me taka të larta zhvendos forcen e trupit nga shputa deri tek majat e gishtërinjëve.\"Ecja

 

Ekspertët tregojnë se këpucet me taka të larta me mbi 5cm e më shumë rrisin forcen stresuese në maje të shputes për 3-6 herë me shume se sa tek këpucet me taka me të ulta se 5cm.

Si rezultat i kësaj mund të vie deri tek formimi i kalluseve në shputë, formimit të ashtit në thëmber, deformimeve të shputes dhe gishtërinjëve, inflamacion të tendineve, pickimit të nervave të këmbes etj. Në fakt, gratë përbëjnë rreth 90% të ketyre problemëve me shputen e kjo si shkak i të mbathurave jo të duhura dhe me taka të larta.

Këto probleme mund të drejtojnë edhe tek disa probleme tjera si të gjurit, kërdhokulles dhe shumë shpesh probleme me pjesën e poshtme te shpinës. Kur ju ecni me këpucë të përshtatshme muskujt e këmbës shkurtohen dhe zgjaten normalisht për të krijuar lëvizje, ndërsa tek perdorimi i këpuceve me taka të larta muskujt janë gjithëmon me shkurtim të cilët pastaj drejtojnë tek ndonjë keq funksionim muskulor, eshtror apo nervor. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në dhimbje, ngurtësi, dhe demtime të strukturave përreth. \”

Këshilla: Mos praktikoni mbathjen e këpuceve me taka të larta në mënyrë që ti shmangeni këtyre problemëve. Fizio Plus

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *