Fasciti plantar (dhembja në shputë)

Fasciti plantar ёshtё njё sindromё nga mbingarkesa e cila çon nё çarje tё vogla tё pёrsёritura tё fashёs plantare sidomos nё origjinёn e saj nga kalkaneusi dhe ёshtё mё e shpeshtё tek meshkujt dhe tek personat mbi-peshё.\"dhembja

Nё kёtё patologji mund tё jenё shkaktarё edhe faktorё tё tjerё mekanikё si deformime tё kёmbёs, elasticitet i reduktuar i tendinit tё Akilit, ose kёpucё tё papёrshtatshme. Pacientёt ankohen pёr dhimbje akute nё shputёn e kёmbёs e pёrqёndruar kryesisht nё zonёn e thembrёs.

Simptomat

Dhembja ёshtё veçanёrisht e fortё gjatё ecjes apo vrapimit dhe nё mёngjes gjatё hedhjes sё hapave tё parё. Nganjёherё pacienti ankon dhimbje edhe pas njё periudhe tё gjatё tё qёndrimit ulur. Atletёt e ndjejnё dhimbjen mё tё fortё nё fillim tё stёrvitjes e cila mё pas ulet gjatё ushtrimeve fizike.  Pёrgjithёsisht dhimbja nuk ёshtё kaq e fortё sa tё pengojё atletin tё kryejё aktivitetin sportiv por lёnia pas dore e simptomave dhe vazhdimi i stёrvitjes mund tё keqёsojё patologjinё.

Diagnoza

Palpacioni i fashёs plantare (shputёs sё kёmbёs) nё pjesёn ku lidhet me kockёn e thembrёs shkakton dhimbje tё fortё tё shoqёruar edhe me kufizim tё pёrkuljes sё shputёs sё kёmbёs. Ёshtё e kёshilluar njё radiografi e kёmbёs pёr tё pёrjashtuar patologji tё tjera. Po ashtu ёshtё e nevojshme edhe njё ekografi pёr tё vlerёsuar trashёsinё dhe fibrozёn eventuale tё fashёs plantare.

Terapia

Pёrgjithёsisht ёshtё konservative, me barna anti-inflamatorё, eventualisht edhe me infiltracion kortizoni. Ёshtё i nevojshёm edhe pёrdorimi i plantarёve tё posaçёm pёr tё reduktuar peshёn e trupit nё pjesёn e dhimbshme. Duhen pёrdorur bandazhe elastike, mbajtje nё pushim e kёmbёs pa e sforcuar shumё, qese me akull nё darkё dhe pas lёvizjes, mbajtja e kёmbёs ngritur mbi jastёk kur pacienti ёshtё nё pushim nё shtёpi. Fizioterapia e cila nё shumicen e rasteve ёshtё mjaft efektive konsiston nё zgjatjet u muskujve qё ngjiten nё thёmber dhe muskujt tjerё tё shputes, pёrdoren edhe metoda tjera pёr tё kontrolluar dhembjet dhe trajtur vendin e dhembjes siq janё elektroterapia etj. Shumё e rёndёsishme ёshtё zgjatja e tendinit tё Akilit i cili ёshtё pothuajse gjithmonё i kontraktuar nё kёtё lloj patologjie. Cilado qoftë terapia, pacienti duhet tё ndёrpresё aktivitetin sportiv nganjёherё edhe pёr njё periudhё tё gjatё kohe. Nё raste tё rralla mund tё jetё e nevojshme ndёrhyrja kirurgjikale (çlirim i fascies plantare).

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *