Gonartroza (artroza e gjurit)

Është sëmundja degenerative më e shpeshtë që kap artikulacionin e gjurit. Bëhet fjalë për një konsum të sipërfaqes artikulare të kockave që përbëjnë artikulacionin e gjurit: patela, tibia dhe femuri.\"Gonarthroza\"

Kërci që vesh këto sipërfaqe me kalimin e kohës konsumohet, hollohet deri sa del kocka që është nën të. Gonartroza është një sëmundje tipike e moshave të thyera. Faktorët të cilët çojnë në këtë sëmundje janë të shumtë, qoftë të trashëguar dhe qoftë të shtuara gjatë jetës, si trauma, fraktura, këputje të ligamenteve apo çarje të menisqeve, etj. Kërci që vesh këto sipërfaqje artikulare hollohet progresivisht derisa del në sipërfaqe kocka nën të. Gonartroza është një patologji tipike e moshave të thyera sidomos në format e saj primare (të trashëguara, degjenerative, idiopatike).

Kur artroza shkaktohet si pasojë e një sëmundje apo traume quhet artrozë dytësore (frakturat, rupturat e ligamenteve apo çarjet e menisqeve të pa kuruara, gjuri varus ose valgus, infeksionet, sëmundje të ndryshme të organizmit etj.)

Simptomat

Në radhë të parë janë dhimbjet sidomos gjatë ecjes, gjatë përthyerjes së gjurit, kur ngjiten dhe zbriten shkallët. Në rastet e rënda ka kufizim artikular, nuk arrihet të shtrihet gjuri plotësisht dhe dhimbjet shfaqen edhe kur pacienti nuk lëviz apo gjatë natës kur fle gjumë. Shpesh gjuri ënjtet dhe mbushet me versament dhe muskujt e këmbës humbasin tonin dhe forcën.

Diagnoza 

Egzamininmi klinik do të nxjerrë ne dukje simptomat e përshkruara më sipër, radiografia standard në këmbë do të tregojë një zvogëlim të hapësirës artikulare, dëndësim të kockës sub-kondrale, dhe osteofite (kocka e deformuar si me maja).

Terapia

Në fazat fillestare është e mundur të trajtohet me medikamente anti-inflamatore, infiltracione në gju, dhe sidomos fizioterapia e cila ndihmon shumë në zvogëlimin e dhimbjeve dhe forcimin e muskujve duke zvogeluar stresin që vendoset në gjurin e lënduar. Këshillohet gjithmonë të mbahet gjuri në lëvizje sidomos gjimnastikë në ujë për të ruajtur elasticitetin e artikulacionit, të bihet nga pesha dhe të kryhen infiltracione në gju me kortizon për periudha të shkurtra kohore. Kur terapia mjekësore dhe fizioterapia nuk jep më efekt, zgjidhja e vetme është ndërhyrja kirurgjikale. Pas moshës 65 vjeç artroskopia e gjurit nuk jep rezultate të kënaqshme. Operacioni i protezës totale ose mono-kompartmentale të gjurit zgjidhin një herë e mirë problemin. Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *