Lejoni fëmijët te luajnë jashtë, ndikon në shëndetin e tyre!

\"Fëmijet kanë dëshirë që të luajnë jashtë sepse është një gëzim i madhë i tyre. Megjithatë, prindërit sot i shmangen faktit që t’i lënë fëmijët të luajne në pluhur dhe baltë dhe i çojnë në kënde të mbyllura për fëmijë.

Por, ekspertët këshillojnë fëmijët t’i lënë jashtë të luajnë në bar, baltë dhe pluhur dhe të mos frikësohen nga sëmundjet dhe infeksionet. “Prindërit duhet t’i lënë më shpesh fëmijët të luajne jashtë, madje edhe në baltë, ajo është pjesë përbërëse e natyrës dhe ajo papastërti është e shëndetshme”, deklaroi Kija Lahiri, pediatre në spitalin Patil në Indi.

Nëse prindërit i lënë fëmijët që të luajnë në vende higjienike, ata nuk vijnë ndesh me lloje të ndryshme të baktereve dhe sistemi i tyre imunologjik dobësohet, ndërsa kjo çon deri te astma ose disa sëmundje të tjera. Ekspozimi i mikrobeve të pranishme në tokë u ndihmon fëmijëve t’a përforcojnë imunitetin dhe të bëhen të rezistueshëm.

“Lërini fëmijët të luajnë në baltë në vend se ti nxisni të luajnë videolojëra, pasi që ashtu aftësitë e tyre kognitive do të jenë më të mira, duke e pasur parasysh atë se disa prej baktereve të cilat ndodhen në tokë mund të ndihmojnë për funksionim më të mirë të trurit”, tha Lahiri. Ajo shton se loja në “papastërti” i relakson fëmijët, ua përmirëson disponimin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *