Lëndimet muskulare, format e trajtimit dhe roli i fizioterapisë

Lëndimet muskulare janë ngjarje të shpeshta në të gjitha disiplinat sportive, duke përfaqësuar rreth 25% të traumave të sportit. Traumat ndahen në trauma direkte dhe trauma indirekte.\"lendimet

Ne kete artikull do ti gjeni se cilat jane llojet e traumave muskulare, simptomat, faktorët e riskut, si dhe vlerësohen disa besime të njerëzve duke treguar atë që duhet bërë në të vërtetë.

Është fizioterapisti që e bën një sportist të marrë ngarkesën e duhur. Edhe pas një dëmtimi, tërheqje, kontrakturë ose këputje me anë të metodave të rehabilitimit bën të mundur eliminimin e  dhimbjeve edhe rikthimin e muskujve në gjendje të përshtatshme.

Çfarë janë traumat muskulare?

Traumat muskulare janë një gjendje muskulore jo fort e përshtatshme. Është një dëmtim akut që i ndodh muskulit, në mënyrë direkte ose indirekte. Nga faktorë të jashtëm ose jo.

Cilat janë llojet e traumave muskulare?

Traumat do t’i klasifikoja në disa nivele dëmtimesh :

  • Dhimbjet muskulare – dhimbjet muskulare janë shumë të shpeshta, të shkaktuara më së shumti në aktivitetet sportive. Dhimbja ndihet aty ku muskuli është më i stresuar. Zakonisht shoqërohet me inflamacion të fijeve muskulare.
  • Kontraktura muskulare – irritimi edhe mbingarkesa e një grupi muskulor bën të mundur shfaqjen e dhimbjeve edhe të fortësisë në një pikë të caktuar në gjatësinë e muskulit.
  • Ngërçet – janë kontraktime të pavullnetshme të muskujve, të shoqëruara me pamundësi për të relaksuar muskulin.  Shkaku i kësaj gjendjeje është pakësimi i gjakut në ato zona, mbledhja e aciditeteve, temperatura e trupit etj.
  • Tërheqja muskulare – në rastet e tërheqjeve muskulare fijet muskulare stresohen edhe zgjaten më shumë seç duhet, por pa këputje të fijeve të brendshme. Shkaktohen nga një veprim i nxituar dhe i pakoordinuar në mënyrën e duhur ose nga një sforco e tepruar.
  • Këputja muskulare – është një zgjatje tej mundësisë së muskulit, e cila shoqërohet me dhimbje të forta edhe me këputje të fijeve muskulare. Edhe këto ndodhin nga veprimet e menjëhershme, nga një sforco edhe kur muskulatura nuk është e përgatitur për një veprim me një ngarkesë të tillë.

Si ndodhin traumat muskulare?

Siç thashë edhe më sipër, traumat ndodhin në mënyrë direkte, kur kjo shoqërohet me një goditje nga një subjekt i jashtëm, nga një goditje e dhunshme edhe e fuqishme. Shoqërohet me dhimbje, hematoma, deri në këputje fijesh muskulore. Sa më e fortë dhe e dhunshme të jetë goditja, aq më i madh është dëmi i shkaktuar.

Ose në mënyrë indirekte kur këto ndodhin nga një gjendje e muskulit, jo e përgatitur për aktivitetin e kryer dhe ndodhin fenomenet e mësipërme: tërheqje, ngërçe ose këputje. Në këtë rast është vetë personi që i shkakton.

Cilat janë simptomat?

Ajo që na bën ta dallojmë ose jo është sinjali i parë, dhimbja. Nëse pas një kontakti të jashtëm kemi dhimbje, atëherë pas verifikimeve në të shumtën e rasteve mund të na duhet edhe të ndërpresim aktivitetin. Ndërsa në rastet indirekte, si pasojë e një muskuli ndoshta të stërvitur, dhimbjet nuk mund të jenë të menjëhershme dhe kjo na bën që dhimbjen, kontrakturën ta ndiejmë pas mbarimit të aktivitetit, kur muskuli është i qetë dhe jo i stresuar.

Si vendoset diagnoza?

Është vetë personi në fjalë që na drejton në vendosjen e një diagnoze të përafërt. Si pasojë e mënyrës sesi është shfaqur dhimbja, nga një goditje apo në një mënyrë të pavullnetshme. Më vonë për të saktësuar gradën e  dëmtimit bëhen ekografia ose rezonanca magnetike, të cilat janë elementet kryesore që ndihmojnë në saktësinë e dëmtimit dhe për të na orientuar më vonë në mënyrën e trajtimit.

Cilat janë format e trajtimit?

Pas vendosjes së diagnozës, forma e trajtimit përgatitet në bazë të aktivitetit që kryen pacienti. Nëse është një person sportiv, trajtimi zhvillohet në një mënyrë më të shpeshtë dhe në një kujdes nga një staf multidisiplinar që ndihmon që të rikthehet sa më shpejt në aktivitet. Në të kundërt, trajtimi bëhet hap pas hapi sipas një protokolli rehabilitimi të mirëpërcaktuar. Si fillim, ndërprerja e sforcimeve, pra, pushim, akull, ngritja lart e gjymtyrës. Edhe në një fazë tjetër, me anë të aparaturave të cilat do na ndihmojnë në uljen e pragut të dhimbjes, uljen e enjtjes dhe rifillimin e qarkullimit të gjakut në afërsi të zonës së dëmtuar.

Cilët janë faktorët e riskut?

Faktorët e riskut për dëmtimet të muskulare janë disa. Duke filluar nga temperaturat e ambientit. Temperaturat shumë të ulëta janë faktorë rreziku të shumë kontrakturave edhe ngërçeve. Po ashtu edhe temperaturat e larta ndikojnë në lodhjen shumë të shpejtë të muskujve të cilët stresohen para kohe.

Faktor tjetër është përgatitja e muskulit. Nëse nuk bëhet një stërvitje parapërgatitore për aktivitetin, muskuli gjendet i papërgatitur, elasticiteti i muskulit është shumë domethënës. Gjithashtu, duhet të jemi në gjendje të ruhemi nga goditjet e jashtme.

Cili është roli i fizioterapistit në traumat muskulare?\"fizioterapi-lendimet-muskulore\"

Roli i fizioterapistit është mjaft thelbësor, mbi të gjitha për të parandaluar dëmtimet. Është fizioterapisti që bën të mundur që një muskul i stresuar dhe në rrezik dëmtimi të relaksohet dhe të përgatitet siç duhet për aktivitet. Gjithashtu fizioterapisti pas një ngërçi, me anë të një masazhi dhe streçingu bën të mundur rikthimin e sportistit në fushë.

Sigurisht është fizioterapisti që e bën një sportist të marrë ngarkesën e duhur. Edhe pas një dëmtimi, tërheqje, kontrakturë ose këputje me anë të metodave të rehabilitimit ai bën të mundur eliminimin e  dhimbjeve dhe rikthimin e muskujve në gjendjen e përshtatshme.

Çfarë besojnë njerëzit, çfarë qëndron në besimet e tyre dhe çfarë jo?

Ajo çka besojnë njerëzit është që një dhimbje do të kalojë vetë edhe nëse nuk bëhen ekzaminimet e duhura. Kjo nuk është e vërtetë!

Shumë njerëz besojnë në trajtimin pas një traume duke përdorur procedura të ngrohta. Edhe kjo është e gabuar, pasi duhet të trajtohet me të ftohta.

Pas një dëmtimi njerëzit besojnë se do të rikthehen si më parë në një kohë shumë të shkurtër dhe si rrjedhojë e dëmtojnë edhe më tepër muskulin, sidomos nëse nuk janë nën kontrollin e fizioterapistit edhe stafit mjekësor.

Për pyetje, sugjerime apo ndonjë kërkesë tjetër nga shkruani direkt tek kontakti apo ne email: [email protected]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *