Luksacioni i bërrylit (dalja nga vëndi)

Artikulacioni i bërrylit megjithëse është shumë i kompletuar mund të luksohet (të dalë nga vëndi). Shpesh kjo ndodh pas një traume sportive (rugby, hockey, ski, basket, xhudo, surf, gara me motoçikleta, futboll).\"luksacioni_berrylit1\"

Luksacioni i bërrylit përfaqëson 10% të traumave të këtij artikulacioni. Egzistojnë dy lloje luksacionesh: luksacioni posterior (90% të rasteve) dhe luksacioni anterior (10% të rasteve). Ky i fundit mund të shoqërohet me një frakturë të olekranit duke pasur kështu nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Luksacioni i bërrylit nëse ndodh në fëmijëri mund të përsëritet, megjithëse më rrallë se luksacioni i shpatullës, për arsye të dëmtimit të legamenteve. Në të tilla raste trajtimi mund të jetë kirurgjikal. Për këtë arsye tek fëmijët këshillohet të imobilizohet me gips artikulacioni për një kohë më të gjatë (3-4 javë).
Faktori që shkakton një luksacion posterior është shpesh një traumë e shkaktuar nga një rënie nga lartësia, shpesh traumë e sportistëve.

Personave që pësojnë një traumë të tillë në moshë shumë të re (fëmijët 12-13 vjeç) u shtohet rreziku i një luksacioni të përsëritur, ashtu siç ndodh edhe me luksacionin e shpatullës. Tek fëmijët është e këshilluar një periudhë më e gjatë imobilizimi për të ulur rrezikun e një luksacioni të përsëritur. Luksacioni anterior i bërrylit ndodh për shkak të traumave më të forta.

Simptomat: dhimbje shumë të forta, deformim i pjesës së pasme të bërrylit, shpesh e shoqëruar me frakturë ose dëmtime të legamenteve apo të nervave.

Diagnoza: është kryesisht klinike. Këshillohet edhe një radiografi e bërrylit në dy projeksione për të vlerësuar ndonjë frakturë eventuale.

Terapia: reponimi në rastet e lehta kryhet me sedacion pa operacion. Në rastet e komplikuara me fraktura (sidomos në luksacionet anteriore) mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Rrallë herë duhet kryer një operacion për protezë të kapitelit radial i cili arrin rezultate shumë të mira. Komplikimet e vonshme janë rigiditeti i bërrylit, dhimbje shpesh të shkaktuara nga fragmente të kercit të lira brënda artikulacionit dhe luksacione të përsëritura.

\"luksacioni_berrylit\"

Rehabilitimi Fizioterapeutik: është shumë i rëndësishëm për të arritur rezultate të mira pas luksacionit dhe duhet kryer në bazë të protokolleve të posaçme fizioterapeutike.

Qëllimi është të fillohet menjëherë rehabilitimi pas operacionit për të shmangur rigiditetin dhe atrofinë muskulare dhe per te kthyer lëvizshmërinë e nyjës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *