Pas ushqimit nuk duhet ti bëni keto gjëra !

Pas ushqimit të gjithë ndihemi paksa të fryrë dhe për të rritur tretjen madje dhe në mënyrë të shpejtë, ne ecim ose pijmë lëngje apo hamë dhe fruta. Por disa nga ato që bëjmë janë në kundërshtim me tretjen pasi nuk e ndihmojnë aspak.

Ja se çfarë nuk duhet të bëni menjëherë pas ushqimit.\"ushqimi

Mos flini

Gjithashtu pengon në tretjen e ushqimeve.

Mos bëni dush 

Kjo bën që gjaku të qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup se sa në stomak. Dobëson sistemin tretës.

Mos hani fruta 

Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para buke sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre.

Mos pini çaj

Gjethet e çajit përmbajnë acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).

Mos pini cigare 

Megjithëse nuk duhet të pini asnjëherë cigare të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një cigare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.

Mos ecni

Ecja pengon në tretjen e ushqimeve.

Mos e lironi rripin 

Mund të shkaktoj bllokim apo ngatërrim të zorrëve. Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *