Fizio Plus – Qëndra për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim

terapi_fizikale

Ne jemi të specializuar për të ndihmuar dhe rikthyer funksionimin normal pas lëndimeve dhe problemeve me eshtra, nyje, ligamente, tendine, muskuj dhe nerva.

Kemi një qasje profesionale dhe praktike për problemin tuaj individual duke u mbështetur në njohuritë dhe shkathësitë tona të arritura gjatë shkollimit dhe në praktiken tonë shumë vjeqare me pacientë të ndryshëm.

Se pari tek ne bëhet një vlerësim fillestar për të kuptuar natyren e problemit tuaj dhe shkakun e këtij problemi dhe keshtu arrihet deri tek nje diagnostifikim i saktë problemit tuaj. Pastaj fillohet me një program të kombinuar të ushtrimeve dhe procedurave tjera fizioterapeutike per të trajtuar dhe rehabilituar problemin apo lëndimin tuaj.

Ne punojmë ngushtë me specialistë të tjerë mjekësor për të zgjidhuar dhe trajtuar problemin tuaj shëndetësor dhe që ju ti ktheheni përseri jetës suaj normale.