Elektroterapia është metodë fizioterapeutike tek e cila përdoret energjia elektrike si një formë e trajtimit të lëndimeve të indeve të buta.

elektroterapi

Elektroterapia është përdorur dhe vazhdon te perdoret në mbarë botën si një formë e trajtimit të lëndimeve të indeve të buta të tilla si lëndimet e ligamenteve, muskujve, tendineve etj. Ekzistojnë prova të shumta klinike që perdorimi i elektroterapisë të jetë treguar  mjaftë efektive në trajtimin e këtyre problemeve duke dhënë rezultate të mira në trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve me këto probleme.

Efektet e përdorimit të elektroterapisë tek lëndimet dhe problemet tjera shëndetësore përfshijnë:

  • Rrit qarkullimin e gjakut në vendin e deshiruar duke ndihmuar rigjenerimin e indeve të dëmtuara.
  • Zvogëlon shkallen e inflamacionit
  • Zvogëlon intensitetin e dhembjes
  • Shkatërron ngjitjet jo te duhura të indeve dhe mbështjellësve përreth indeve të lënduara.
  • Janë lehtë të aplikueshme në vende të caktuara të trupit, nuk shkaktojnë dhembje dhe nuk kanë efekte anësore tek pacientët

Ka shumë forma të ndryshme të elektroterapisë, disa prej të cilave janë të shënuara më poshtë:

  • Ultrazëri terapeutik,
  • Rrymat interferente,
  • Rrymat diadinamike,
  • TENS ( Stimulimi elektrik nervor transkutan),
  • Laser terapia,
  • Vakum terapia,
  • Stimulimi elektrik muskulor etj.