Masazha

\"slide-massage\"

Çfarë është Masazha terapeutike ?

Masazha është një terapi trajtuese plotësuese përmes duarve që përfshinë manipulimin e muskujve dhe indeve të buta për të nxitur ndryshime pozitive, ribalancim të muskujve dhe për të ndihmuar proceset e  shërimit të trupit.

Ka mbi 80 lloje të masazhave terapeutike dhe në të gjitha prej tyre përdoret shtypja, ferkimi i thellë apo sipërfaqësor për të manipuluar muskujt dhe indet e tjera të buta të trupit, ku presioni dhe lëvizja ndryshojnë varësisht nga efekti i deshiruar.

Në mënyrë tipike, qëllimi i aplikimit të masazhes është që të relaksohen indet e buta, të rritet shpërndarja e gjakut dhe e oksigjenit në zonat e aplikimit, të rritet temperatura e ketyre indeve dhe të zvogëlohen dhimbjet. \”

Aplikimi i masazhes ka përfitime të shumta dhe për një numër të ankesave shëndetësore të tilla si lehtëson dhimbjet, rehabilitimin lëndimeve sportive, zvogëlimin e stresit, relaksimin, ndjenjat e ankthit dhe depresionit etj.

Masazha trajtuese apo relaksuese që përdoret për të balancuar aktivitetin muskulor dhe për të nxitur ndryshimet pozitive mund të marrë një kohë, prandaj ju mund të keni nevojë për disa trajtime për muskujt dhe indet tjera.

Tek Fizio Plus ju mund ti gjeni të gjitha këto shërbime të masazhave por edhe shumë shërbime tjera fizioterapeutike për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.