Termoterapi

TERMOTERAPIA DHE KRIOTERAPIA

\"Termoterapi\"

Termoterapia është procedurë fizioterapeutike ku përdoren temperaturat e nxehta dhe të ftofta për të trajtuar lëndimet apo problemet e strukturave të buta të organizmit në faza të ndryshme të trajtimit.

Kur aplikohet nxehtësia në lëkurë, ajo shkakton më shumë  rrjedhje të gjakut në këtë zonë duke pasur efekte në lekurë dhe indet tjera me thellë. Sa thellë dëshirohet të arrihet me nxehtësi atëherë kjo varet nga lloji i nxehtësisë që përdoret. Për shembull, një gell i nxehtë mund të rris temperaturen e lëkures dhe muskujve sipërfaqësor ndërsa përdorimi i ultrazërit terapeutik mund të depërtoj edhe në shtresat më të thella të muskujve apo edhe deri tek eshtrat dhe kjo përdoret varësisht nga efekti i dëshiruar.

Si ndihmon temperatura e nxehtë në largimin e dhembjeve:

Kur rrjedhja e gjakut rritet në një zonë të caktuar, ajo sjell rritje të oksigjenit dhe materieve ushqyese që ndihmojnë për të shpejtuar shërimin. Nxehtësia ndihmon për t\’u relaksuar muskujt, e me këtë mund të zvogëlohet ndjesia e dhembjeve. Rritja e temperatures në lëkurë gjithashtu ofron edhe efektin e quajtur analgjezik: ku ndryshon përceptimin e dhëmbjes në mënyrë që ju nuk do të dëmtoni më shumë vendin e lënduar.

Krioterapia

Terapia me anë të ftohtit apo si quhet ndryshe krioterapia shpeshë është metodë shumë e rëndësishme fizioterapeutike që përdoret në fazat akute apo mënjëhere pas lëndimit. Kur ndodh një lëndim në indet e buta shfaqen dëmtime si në muskuj, ligamente, tendine apo edhe në nyje që për pasojë ka enjtjen (edemen) përreth vendit të lënduar. Përdorimi i metodes së njohur si RICE apo në shqip PAKN që do të thotë Pushim, Akull, Kompresion dhe Ngritje e nyjes së lënduar është metoda e cila përdoret mënjëhere pas lëndimit dhe vazhdon për një kohë të caktuar varesisht nga shkalla e lëndimit.  Krioterapia është e nevojshme edhe në fazat tjera të trajtimit si në fazen subakute por edhe në atë kronike.

Si ndihmon temperatura e ftoftë në largimin e dhembjeve dhe trajtim:

Krioterapia ose terapia me të ftohtë ka një efekte te shumta ne raast lendimit. Lehtësimi  i dhembjes shpesh është e nevojshme pas një dëmtimi sportiv. Aplikimi i ftohtit do të ketë një efekt analgjezik duke mpirë vendin e lënduar dhe duke siguruar lehtësim nga dhembjet apo tensionet e shkaktuara nga lëndimi. Aplikimi i akullit zvogëlon rrjedhjen e gjakut në vendin a aplikur me ç\’rast zvogëlon gjakëderdhjet dhe enjtjen, po ashtu zvogëlon edhe shkallën e metabolizmit të qelizave të cilat për pasojë zvogëlojnë kërkesat për oksigjen dhe në këtë mënyrë parandalon lëndimet e mëtutjeshme të indeve.