Shputa e rrafshët (këmba dystaban)

Shputa e rrafshët (këmba dystaban-pes planus)

Këmba dystaban, në ndryshim nga një këmbë normale e cila paraqitet me harkun fiziologjik, është e karakterizuar nga tabani i rrafshet -sheshtë. Kur fëmija fillon të ecë, indi lidhor apo konektiv i cili nuk është akoma pjekur si duhet dhe zhvillimi jo i plotë i muskujve, lejojnë një kënd të madh të lëvizshmërisë amortizuese të këmbës e cila shoqërohet me rrafshimin e tabanit hap pas hapi.\"shputatefemijet\"

Ky fenomen fillestar është një element i rëndësishëm për nje diagnozë preventive në kohë. Për shkaqe akoma jo plotësisht të njohura tabani i këmbës nuk zhvillohet duke marrë formën dhe dimensionin e tij fiziologjik por mbetet me formë të sheshtë duke u shfaqur kështu kuadri i këmbës dystaban.

Ky deformim e ka bazën në pjesën e pasme të këmbës e cila është e formuar nga artikulacioni i dy kockave, kalkaneusit dhe talusit. Imaturiteti dhe laksiteti i ligamenteve bëjnë që ashtin talar i cili është kockë që kontrollon të gjithë këmbën dhe që normalisht ndodhet sipër kalkaneusit, të rrëshqasë poshtë – përpara dhe medialisht duke tërhequr pas vetes të gjitha kockat që janë të lidhura me të duke e detyruar kështu edhe kalkaneusin të kryeje një rrotullim të brëndshëm i quajtur \”pronacion\”. Konsekuenca klinike është forma e thëmbrës e devijuar nga brënda me aksin e ekulibrit të këmbës të spostuar medialisht nga zona e mbështetjes së këmbës.

Pronacioni i pjesës së pasme të këmbës ka pasoja edhe në pjesën e përparme të saj. Në fakt, rrëshqitja e talusit shtyp kokën e metatarsit të parë duke provokuar një deformim në ekstrarotacion të të gjithë pjesës së përparme të këmbës i cili merr emrin \”supinacion\”. Rrotullimi i brëndshëm (pronacioni) i pjesës së mbrapme të këmbës dhe rrotullimi i jashtëm (supinacioni) i pjesës së përparme të këmbës provokojnë një lëvizje helikoidale me zhdukjen e harkut anatomik të tabanit të këmbës.

Egzaminimi klinik

Egzaminimi klinik i këmbës synon në klasifikimin e shkallës së deformimit dhe përcaktimin e një diagnoze të saktë duke përdorur edhe egzaminimet radiologjike (radiografia, CT-skaner).

Një diagnozë e hershme dhe një vlerësim global i aparatit muskulo-skeletrik (shtylla kurrizore, gjunjët etj) bën të mundur trajtimin e menjëhershëm të patologjisë qoftë në nivelin e këmbës dhe qoftë në vizionin global të saj duke korrigjuar edhe ndryshimet posturale sidomos me ushtrimin e sporteve më të përshtatshme. Ndjekja e fëmijës gjatë periudhës së rritjes ndihmon korrigjimin spontan të defekteve posturale dhe në rastet ekstreme lejon kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale të kalkaneusit kur terapia konservative nuk ka sukses.

Këmba dystaban e fëmijës klasifikohet në dy forma klinike:

1. Këmba dystaban fleksibël: Është forma më e shpeshtë (95%) dhe zakonisht shoqërohet me laksitet artikular të përgjithshëm. Është beninje, gjithmonë asimptomatike, shpesh e shoqëruar nga probleme posturale (gjuri valgus, ecja me këmbët nga brënda).

2. Këmba dystaban rigide: e karakterizuar nga rigiditeti (ngurtësim) e dhimbje e këmbës e shoqëruar nga patologji kongenitale si koalicione tarsale ose talusit vertikal.
Në bazë të deformimit dallohen 4 gradë deformiteti të karakterizuara nga forma te ndryshme plantare që vërehen gjatë egzaminimit me podoskop ose baropodometrik.

Terapia: Trajtimi i këmbës dystaban tek fëmija mund të jetë konservativ ose kirurgjikal.

Trajtimi konservativ

Bëhet fjalë për disa rregulla të vogla të jetës së përditshme që fëmija dhe prindërit duhet të zbatojnë por mbi të gjitha përdorimin e shtojcave ortopedike apo plantarëve specifikë. Është shumë e rëndësishme përzgjedhja e plantarëve të përshtatshëm për gradën e patologjisë që duhet kuruar. Shpesh vihen re fëmijë të cilët nuk përdorin plantarët e duhur duke penguar kështu edhe korrigjimin spontan të këmbës dystaban. Qëllimi kryesor i plantarëve është korrigjimi i pronacionit të pjesës së mbrapme të këmbës duke ngritur dhe shtyrë përpara ashtin talar dhe duke bërë të mundur rrotullimin e këmbës nga brënda.

\"shtojcaortopedike\"

Përdorimi i shtojcave ortopedike-korrektuese është shumë i rëndësishëm pasi edhe në ato raste kur deformiteti nuk arrihet të korrigjohet, ushtron sidoqoftë një shtytje pasive duke e detyruar këmbën të mbajë një qëndrim postural korrekt. Kjo eviton krijimin e dis-ekuilibrave të skeletit dhe të artikulacioneve të tjera të trupit (sidomos gjurit, kokso-femoralit, shtyllës kurrizore) duke e trasformuar kështu këmbën në një pozite optimale shumë të rëndësishme për një organizëm në rritje të vazhdueshme siç është ai i fëmijës.\"shtojcaortopedike1\"

Trajtimi kirurgjikal

Tek fëmijët e moshës 11-12 vjeç me këmbët dystaban të gradës 3-4, me valgizëm të theksuar të pjesës së mbrapme të këmbës, të cilët vizitohen tek specialisti ortoped për herë të parë ose tek të cilët trajtimi me plantarë nuk ka dhënë rezultat, është sigurisht i këshillueshëm trajtimi kirurgjikal.

Operacioni konsiston në futjen e një vide brënda sinusit tarsal me teknikën perkutane nëpërmjet një vrime të vogël në lëkurë.

Futja dhe bllokimi i vidës në sinusin tarsal ose e vidosur në kalkaneus në mënyrë të tillë që koka e saj të dalë në dyshemenë e sinusit (kalkaneus stop), kufizon hiper-pronacionin duke penguar rrëshkitjen e talusit mbi kalkaneus.

Për pyetje apo informata shtesë ju lutem kontaktoni stafin tonë tek Fizio Plus.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *