Një dhimbje koke e shkaktuar nga tensioni i muskujve mund të prishë gjithë ditën tuaj. Kjo lloj dhimbjeje zakonisht nis pasditeve, duke shkaktuar dhimbje të moderuar që ju bën të ndieni një shtrëngim të fortë.

Dhimbjet e kokës nga tensioni i muskujve ndodhin kur qafa, shpatullat ose muskujt e kokës janë shumë të kontraktuar. Disa njerëz i përjetojnë këto dhimbje ndonjëherë e të tjerët më shpesh.dhimbjet_e_ kokes

Nëse keni shpesh dhimbje koke të tilla (të paktën një ose dy herë në javë), mund të bëni diçka për t’i parandaluar.

Kushtojini vëmendje gjërave bazë

Mos anashkaloni vaktet, flini mjaftueshëm dhe mundohuni të shmangni stresin dhe lodhjen.

Teknika relaksimi

Terapitë fizike dhe qetësuese mund të ndihmojnë në mbajtjen larg të dhimbjeve të kokës nga tensioni, për aq kohë sa këto terapi i ndiqni rregullisht. Këto përfshijnë aplikimin e mjeteve të ngrohta në qafë dhe shpatulla për të qetësuar muskujt, si dhe ushtrime për këta muskuj. Ushtrimet qetësuese që fokusohen në pjesë të ndryshme të trupit për të liruar tensionin dhe stresin gjithashtu janë shumë të mira.

Biofeedback

Kjo teknikë qetësimi kërkon trajnim të veçantë, por mund t’ju ndihmojë të shmangni ripërsëritjen e dhimbjeve të kokës. Zakonisht një fizioterapist me metoda të posaqme bënë trajtimin e ketyre dhimbjeve dhe tensioneve muskulore duke aplikuar masazha manuale por edhe duke vendos disa elektroda në lëkurën tuaj për të lehtësuar sinjalet që përcillen nga muskujt e qafës dhe shpatullave tuaja. Kështu, ju kuptoni kur po tensionoheni shumë dhe gjeni mënyra për t’u qetësuar para se muskujt të shtrëngohen aq shumë sa t’ju bëjnë të keni dhimbje koke.

Trajtim mjekësor

Disa njerëz me dhimbje koke nga tensioni kanë zona tepër të ndjeshme të njohura si pikat e dhimbjes në qafë ose shpatulla. Duke aplikuar anestezi lokale në këto pika mund të eliminohet dhimbja dhe të parandalohet dhimbja e kokës.

Ka gjithashtu disa mjekime që e mbajnë nën kontroll dhimbjen e kokës nga tensioni. Nëse terapitë pa ilaçe s’kanë dhënë efekt, atëherë konsultohuni me mjekun e familjes për të gjetur ilaçet e duhura për rastin tuaj. /Fizio Plus