Ushtrimet në fëmijëri parandalojnë frakturat në pleqëri

Sipas një studimi të bëre nga shkenctaret suedezë është parë se ushtrimet e rregullta fizike janë parandalues i frakturave të eshtrave në pleqëri.\"ushtrimet

Hulumtuesit e Spitalit Universitar “Skane” në Malmo kanë vërtetuar se aktivitetet fizike të kryera në mënyrë të rregullt qysh nga mosha e hershme  kanë ndikim direkt në masen e eshtrave duke prandaluar zvogëlimin e kësaj mase në moshen e pleqërisë. Në studim kanë marrë pjesë 2.300 fëmijë prej moshës 7 deri në 9-vjeçare si dhe 2.100 pjesëmarrës të moshës mesatare prej 69 vitesh.

Janë përcjellur aktivitetet fizike te kryera nga ky grup studimi dhe shpeshtësia e tyre, hulumtuesit kanë matur zhvillimin e eshtrave të fëmijët dhe shpeshtësinë e frakturave dhe dendësisë së mineraleve në eshtra.

Sipas tyre, rezultatet e reja janë konfirmim i dobisë afatshkurtër dhe afatgjatë nga aktivitetet e rregullta fizike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *