Vetëm 5 deri 10 minuta vrapim në ditë edhe nëse bëhet në shpejtësi të vogël mund të ul rrezikun për sëmundje në përgjithësi dhe sëmundje kardiovaskulare në veqanti në bazë të një studimi të kohës së fundit.image

Në krahasim me ata që nuk vrapojnë studijuesit kanë vërejtur një ulje të të rrezikut per vdekshmëri nga sëmundje të caktuara ndër ata që vrapojnë 6 milje( 9.54 km) në javë.
Ky është një lajmi mirë sepse një ndër pengesat për ushtrime është koha thotë Dr. Charl Lavie (Ochsner Medical Center, New Orleans, LA) i cili është njëri nga bashkëpjesmarrësit në këtë studim. Ky thotë që njerëzit vazhdimisht ankohen qe nuk kanë 30-40 min kohë që të vrapojnë ndërsa unë ju them që 10 minuta ju mjaftojnë.
Udhëheqësi i studimit Dr Duck-chul Lee (Iowa State University, Ames, Iowa) tregon që para studimit kanë menduar se më shumë vrapim ka më shumë sukses por lajmet e mira janë që më mirë pak se hiq 10-15 minuta mjaftojnë.
Në përgjithësi ata që kanë ushtrime të rregullta mbi 3 vite kanë një 30 % më pak rrezik të vdëkjes nga të gjitha semundjet dhe 45% më pak rrezik të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi i publikuar me 28 korrik 2014 në Journal of the American College of Cardiology përfshiu 55 137 pjesëmarrës Aerobics Center Longitudinal Study (ACLS) të cilët kanë qenë të monitoruar për 15 vite. Pjesëmarrësit u ndanë në 5 grupe në bazë të kohëzgjatjes se ushtrimeve në javë. Ata që vraponin minimum 50 minuta në javë kishin ulje të rrezikut për sëmundje në krahasim me ata që nuk vraponin fare. Ndërsa në mes të atyrë që vraponin më shumë dhe më pak nuk kishte ndonjë dallim në ulje të rrezikut për sëmundje dmth edhe ata që kishin aktivitet fizik 10 minuta në ditë kishin rrezik te ulët të vdekjes nga sëmundjet sikur ata që kishin aktivitet më të madh ditor.
Për uljen e rrezikut të vdekshmërise nga sëmundjet kardiovaskulare kërkohet të vrapohet 8 – 16 km në javë. Njerëzit mund të vrapojnë edhe më shumë nëse kanë kohë kur dihet se vrapimi ndihmon edhe në uljen e peshës, largimin e stresit etj.
Studijuesit konkluduan se roli i mjekëve është kyç në vetëdijësimin e popullatës rreth efektit te aktivitetit fizik në organizëm duke parandaluar sëmundje të caktuara. Është koha që të kalojmë nga dëshira që kemi për aktivitet fizik në praktik dhe të ndajmë një kohë 10 minuta për të mirën e shëndetit tonë.