Çfarë është skleroza multiple dhe si trajtohet ?

Skleroza multiple është një patologji e sistemit nervor qëndror për të cilen shkaqet janë të panjohura  pavarësisht kërkimeve  shumta të shkencore  në vitet e fundit, mirpo këto kërkime kanë sjellë informacione më të kuptueshme në lidhje me sëmundjen dhe me metodat trajtuese të kësaj patologjie.\"Skleroza-multiple\"

Skleroza multiple është një sëmundje autoimune dhe është e vështirë për tu diagnostikuar. Duhet të konsultohet një mjek sapo të shfaqen simptomat e para për të marrë një trajtim të përshtatshëm për fazat fillestare që mund të ngadalësojnë progresin e sëmundjes.

Shumë persona të prekur nga skleroza multiple bëjnë një jetë normale dhe autonome.
Sistemi Nervor Qëndror përbëhet nga truri dhe palca kurrizore. Në SNQ janë disa qeliza të specializuara të quajtura neurone të cilat transmetojnë sinjale nervore nepërmjet zgjatimeve të tyre, aksonit (fibra nervore). Aksonet janë të mbështjellura me mielinë, që lejon që sinjali të transmetohet më shpejt. Mielina, është faktori kryesor që tregon pikën sulmuese të skerozës multiple.

Sinjalet përgjatë fibrave nervore janë përgjegjëse për shumë funksione ndër të cilat është ecja, mbajtja e ekuilibrit, koordinimi motorik, të shikuarit dhe ndjeshmëria. Truri na lejon të mbajmë një lidhje konstante ndërmjet trupit tonë dhe botës së jashtme, duke mbledhur,përpunuar dhe dërguar informacionet si një kompjuter.
Skleroza e tipit autoimunitare që do të thotë që sistemi imunitar shkëmben “të panjohurat”, indet e organizimit të vet të cilat i sulmon. Këto agresione dëmtojnë mbështjellësinë e mielines dhe krijojnë një mekanizëm inflamator që ndikon në formimin e një cikatrice(pllaka). Për këtë skleroza multiple në të shkuarën u quajte edhe “skerozë e pllakave”.

Efektet e demielizimit

Në një neuron normal, sinjalet nervore përshkojnë shumë shpejt aksonin mielinizues. Agresioni nga ana e sistemit imunitar (linfocitet T) dëmtojnë mielinën (demielizimin) dhe ndikojnë në shfaqjen e simptomave të sklerozës multiple.

\"skleroza_multiple1\"

Procesi kronik i demielizimit mund të dëmtojë rëndë ose të shkurtojë neuronin. Kjo shkakton ndërprerjen e pakthyeshme të transmetimit të sinjalit ndërmjet qelizave nervore që është shkaku kryesor i simptomave. Studimet e fundit pranojnë që sëmundja mund të fillojë shumë përpara shfaqjes së simptomave. Janë analizat strumentale si rezonanca magnetike që tregojnë që sëmundja është në fazë aktive, prandaj duhet që të vazhdohet një trajtim si fizioterapeutik edhe mjekues për një kohë të gjatë në mënyrë që të ngadalësohet progresioni i sëmundjes.

Tipet e sklerozës

Skleroza multiple recidivuese remitente. Skleroza multiple sekondare progresive. Skleroza multiple primare progresive. Skeroza multiple recidivuese progresive.

Simptomat

  • Vështirësi në ecje
  • Lodhje (edhe në zhvillimin e punëve të zakonshme)
  • Shqetësime të shikimit
  • Shqetësime të ndjeshmërisë
  • Probleme të ekuilibrit dhe koordinimit motor ( marrje mendësh, ataksia, dridhje)
  • Dhimbje kronike
  • Spasticitet ( dhimbje muskulare, tension i ulët muskular me kontraktura të dhimbshme të krahëve dhe këmbëve)
  • Depresion
  • Probleme të lidhura me funksionet seksuale
  • Shqetësime të fshikzës së urinës (inkontinenca)
  • Shqetësime intestinale
  • Shqetësime në të folur (disartria)
  • Shqetësime konjitive (probleme të memories dhe përqëndrimit)

Shkaqet

Skleroza Multiple është një sëmundje multifaktoriale që do të thotë se shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Nga faktorët determinant në patogjenezën e sëmundjes janë; seksi (më e shpeshtë në seksin femër), etnia (më e shpeshtë në racën kaukazione), ambienti ( më i shpeshtë në vendet me klimë të ftoftë).

Skleroza  multiple nuk është e trashëguar. Cdo kush mund të sëmuret me skerozë multipla por më shpesh takohet në moshën 20 – 50. Tek gratë probabiliteti është 2:1 në raport me meshkujt.

SM është një patologji që manifestohet në mënyrë të ndryshme tek secili individ. Sëmundja mund të qëndrojë klinikisht e heshtur dhe nuk mund të diagnostikohet per vite. Ka përsona të cilët pas diagnozës mund të qëndrojënë pa recidiva, pra, pa progresion në disabilitet, ndërsa të tjerë manifestohen me një progresion shume të shpejtë të sëmundjes. Në momentin që merret diagnoza duhet sa më shpejt të jetë e mundur të vazhdohet kura.

Diagnoza

Nuk mund të vendoset një diagnozë vetëm në bazë të simptomave por duhet që të zhvillohen një sërë analizash për të patur sigurinë. Ekstremisht e vlefshme është Rezonanca Magnetike Nukleare (RMN), që bën të mundur evidentimin e lezioneve nga demielinizimi. Ndër testet e tjera që mund të bëhen janë puntura lombare, që lejon mjekun të mbledh dhe të analizojë lëngun cefalorakidiano. Në rastet kur dyshohet diagnoza e skelorëzës multipla, mjeku i familjes këshillon pacientin të bëjë një vizitë të specializuar neurologjike.

Rehabilitimi fizioterapeutik

Rehabilitimi kërkon të maksimalizojë autonominë  funksionale ndërmjet  stabilizimit të funksionit, zvogëlimin e  paaftësisë dhe parandalimin e komplikimeve dytësore, nëpërmjet një proçesi edukativ që inkurajon individin të jetë sa më autonom. Me fjalë të tjera është një ndryshim aktiv nëpërmjët së cilës një përson i paaftë përfiton dhe përdor njohuritë dhe aftësitë  e nevojshme për të bërë sa më optimale funksionin fizik, psikologjik dhe social.

Rehabilitimi është shumë i rëndësishëm në SM, sidomos ne shfaqjen e simptomave dhe shenjve që ndodh në fazen kronike evolutive  atëhere kur ka prekur si anën  fizike ashtu edhe atë psikologjike dhe sociale. Literatura shkencore  evidenton që rehabilitimi interdisiplinarë  në SM është efikas në përmirësimin e kapacitetit për shumë aktivitete të përditshmë (zvogëlim i paaftësisë) dhe të përmirësojë lidhjen sociale në mënyrë që të japë sa me shumë rezultat rehabilitimi. Efikasiteti është treguar në të gjitha fazat rehabilituese : regjimi në  shtrat, ambulator, shtëpi. Rehabilitimi është në gjëndje të përmirësojë dëmtimet, shenjat neurologjike me lezione që radiologjikisht shikohen në SNQ. Rehabilitimi përbëhet nga ndërhyrjet e shumta fizioterapeutike duke mundësuar qe  pacienti të permirësoj cilësinë e jetës. Është shumë e rëndësishmë puna ekipore dhe bashkëpunimi e pacientit me fizioterapeutin në mënyrë qe suksesi te jetë me i mirë. Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *