Dhimbja e bërrylit (Epikondiliti)

Bëhet fjalë për një patologji që karakterizohet nga dhimbje në pjesën anësore të bërrylit (epikondili), e cila prek kryesisht (por jo vetëm) pacientë që merren me aktivitete sportive që përdorin shumë krahun dhe bërrylin (tenis, baseball apo edhe punë tjera fizike), prandaj quhet edhe \”bërryli i tenistit\”. Kryesisht i prek pacientët  pas moshes 40 vjeqare dhe rrallë më herët. Prekën njëlloj meshkujt dhe femrat. 

\"dhimbja
Ndër shkaqet më të mundshme është mbingarkesa funksionale, degjenerimi i tendineve ekstensore, aktivitetet kronike dhe të përsëritura (përdorimi i tastierës dhe i mausit të kompjuterit).

Simptomat: dhimbje akute në nivel të epikondilit, me përhapje përgjatë muskujve të parakrahut, vështirësi në shtrëngimin e objekteve dhe në veprime specifike si \”vidhosje\” ose \”çvidhosje\”. Edhe gjesti i thjeshtë i dhënies së dorës mund të shkaktojë dhimbje. Gjendja e tensionit dhe dhimbjes së mbytur mund ta shqetësojë pacientin edhe gjatë pushimit ose gjumit.

Diagnoza: është kryesisht klinike dhe bazohet në një ekzaminim të kujdesshëm nga specialisti dhe mbi të dhënat që referon pacienti. Nganjëherë mund të vlejë edhe një studim ekografik dhe radiografik për përjashtimin e kalcifikimeve kockore ose fibrozave cikatriciale vicioze.

Terapia: lënie sa më shumë të jetë e mundur në qetësi e artikulacionit, përdorimi i antiinflamatorëve lokalë ose sistemikë, trajtime fizioterapeutike, si gjimnastika e zgjatjes së tendinit, termoterapia apo në rastet akute edhe krioterapia apo përdorimi i akullit si dhe trajtimi me valë goditëse. Përdorimi i mbështetëseve të nyjes është një zgjidhje tjetër e cila preferohet por nuk zgjidh problemin. Nganjëherë mund të jenë të nevojshme infiltrimet lokale me kortizonikë. Ndërhyrja kirurgjikale përgjithësisht është zgjidhja e problemit. Bëhet një mikroartrotomi, që ka qëllimin të ulë tensionin tendinoz nëpërmjet sondave të vogla me radiofrekuenca.

Për informacione më të hollësishme apo edhe pyetje na kontaktoni në: [email protected]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *