Dhimbjet e shpinës, cilët janë faktorët e rrezikut ?

Më poshtë po shpjegojmë disa nga faktorët të cilët shkaktojnë dhimbje të shpinës:

\"dhimbjeteshpines\"

• Ngritja e peshave të rënda, në mënyrë të gabuar.

• Sforcimi si rrjedhojë e pozicionit të keq dhe mbingarkesës në aktivitetin e përditshëm

• Lëvizje të shpejta me rotullim ose përkulje /drejtimit të shpinës.

• Aktivitetet sportive me mbingarkesë të bëra pa përgatitjen e duhur fizike.

• Jeta sedentare pa aktivitet fizik/sportiv rrisin rrezikun për të zhvilluar një diskopati për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme që muskujt i japin shpinës.

• Aktivitetet e përsëritura që tendosin shpinën si ngritja e peshave qendrimi konstant, shtyrje, tërheqje, përkuja apo lëvizjet rrotulluese. Puna në kompjuter konsiderohet si situata më e ndeshur që shkakton dhimbje shpine.

• Mbipesha shton stresin mbi disqet e shpinës dhe sidomos të mesit dhe ndikon në dobësimin e muskujve.

• Përdorimi pa masë i makinës. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, si dhe dridhjet-vibrimet e makinës vënë nën presion disqet e shpinës.

• Pirja e duhanit. Pirja e duhanit zvogëlon furnizimin me oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë. Ndikon direkt në krijimin e shtresave sklerotike në enët e gjakut dhe bën që strukturat periferike të furnizohen jo mjaftueshëm me gjak.

• Mosha. Me arritjen e moshës së tretë ndodhin proceset degjenerative të disqeve dhe indeve lidhëse në përgjithësi.

• Gjinia. Meshkujt mes moshës 30 dhe 50 kanë më shumë gjasa që të kenë dhimbje mesi dhe shpine sesa femrat. Shqetësimet kryesore për femrat ngelet qafa dhe pjesa që lidh qafën me kurrin, si dhe zona mes shpatullave.

• Faktori gjenetik. Bën që disa kjo kategori njerëzish të jenë më të prirur për t’u prekur në moshë më të re.

• Jeta e mbushur me stres, mbingarkesa dhe kequshqyerja.

[email protected]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *