Dhimbjet e shpines, parandalimi dhe trajtimi i tyre

Dhimbja e pjesës së siperme të shpines në të shumtën e rasteve shkaktohet prej tërheqjes se muskujve, veçanërisht si rrjedhojë e qëndrimit të keq. Vizita tek fizioterapeuti mund t’ju ndihmojë për të gjetur shkaqet e dhimbjes tuaj duke perdorur metoda të ndryshme  të ekzaminimit; fizioterapeuti punon me ju për t’ju rikthyer lëvizjen e plotë të lirë dhe për të ndihmuar trupin që të shërohet. Gjithashtu mund të mësoni se si të minimizoni ose shmangni dhimbjen në të ardhmen.\"\"

 

Ajo që është më e rëndësishme për shumë nga ata që vuajnë nga dhimbja e pjesës së sipërme e shpines, është fakti që fizioterapeuti mund t’ju mësojë si të mbani një qëndrim të mirë të trupit. Mund të jetë e vështirë që të çmësohen vite të tëra të qëndrimit të keq, por fizioterapeuti punon me ju për t’ju mësuar se si të ndiheni me një qëndrim të mirë dhe se si ta mbani atë përgjatë ditës.

Fizioterapia përfshin trajtime pasive dhe aktive. Trajtimet pasive ju ndihmojnë që të relaksoheni ju dhe trupi juaj. Ato quhen pasive pasi nuk është e nevojshme që ju të merrni pjesë në mënyrë aktive. Programi i fizioterapisë mund të fillojë me trajtime pasive ndërsa trupi shërohet, por qëllimi është që të kalohet tek trajtimet aktive. Këto janë ushtrime terapeutike që forcojnë trupin tuaj dhe ju ndihmojnë të parandaloni kthimin e dhimbjes së shpines.

Fizioterapeuti përmes disa metodave fizioterapeutike që kryhen nga ana e tij mund t’ju ndihmoj në largimin e dhimbjeve dhe trajtimin e tyre.

Më poshtë janë disa nga trajtimet pasive që perdoren për trajtimin e dhimbjeve:\"\"

  • Masazhi i thellë i indeve: Kjo teknikë përdoret në rastet e spazmave dhe tensionit kronik të muskujve, të cilat mund te grumbullojnë stres gjatë ditës. Ju mund të keni spazma ose tension të muskujve për shkak të tërheqjeve të muskujve. Terapeuti ushtron presion direkt dhe friksion për të cliruar tensionin në indet tuaja të buta (ligament, tendina, muskuj). Për dhimbjen e kurrizit që shkaktohet prej tensionit të indeve të buta, masazhi është shumë i dobishëm.
  • Terapitë me nxehtësi dhe të ftohtë: Fizioterapeuti zgjedh ndërmjet terapisë me nxehtësi dhe asaj të ftohtë. Duke përdorur nxehtësine, terapeuti synon që të grumbullojë më tepër gjak në zonën e prekur pasi rritja e qarkullimit të gjakut sjell më shumë oksigjen dhe ushqyes të tjerë në atë zonë. Gjaku është gjithashtu i nevojshëm për të larguar mbetjet e krijuara prej spazmave të muskujve, dhe ndihmon ne shërim.Terapia me të ftohtë, e quajtur gjithashtu krioterpia, ngadalëson qarkullimin, duke ndihmuar uljen e inflamacionit, spazmat e muskujve dhe dhimbjen. Mund të vendosni një pako të ftohtë që vendoset në zonën e prekur ose mund t’ju jepet një masazh me akull. Pas terapisë me të ftohtë, terapeuti mund të punojë me ju për të tërhequr muskujt e prekur.\"\"
  • TENS – Transmetimi (nëpërmjet lëkurës) elektrik për stimulimin e nervave: Pajisja TENS stimulon muskujt tuaj nëpermjet rrymave të të ndryshueshme por të sigurta elektrike.   TENS ndihmon të reduktojë spazmat e muskujve dhe mund të rrisë prodhimin e endorfinës në trup (luftuesi natyral i dhimbjes).
  • Ultratingulli (Ultrazeri terapeutik): Duke rritur qarkullimin e gjakut, ultratingulli ndihmon për të reduktuar spazmat e muskujve, ngërcet, enjtjet, bllokimet dhe dhimbjet. Kjo bëhet duke dërguar valë tingujsh thellë në indet e muskujve, duke krijuar një nxehtësi të lehtë që përmirëson qarkullimin dhe shërimin.

Programi aktiv i ushtrimeve përfshinë një pjesë të rëndësishme të trajtimit dhe rehabilitimit fizioterapeutik.

Në pjesën aktive të fizioterapisë, fizioterapeuti do t’ju mesojë ushtrime të ndryshme për të përmirësuar fleksibilitetin, fuqinë, stabilitetin e nyjeve, dhe një numër lëvizjes (se sa lehtësisht artikulacionet tuaja lëvizin – vecanërisht e rëndësishme nëse artikulacionet në kurriz janë shkaktarët e problemve). Programi juaj i fizioterapisë është i individualizuar, duke marrë në konsideratë gjendjen shëndetësore dhe historikun e saj. Ushtrimet tuaja mund të mos jenë të përshtatshme për një person tjetër me dhimbje kurrizi, veçanërisht nese dhimbja juaj nuk është shkaktuar prej të njëjtit problem.\"\"

Nëse është e nevojshme, ju do të mësoni se si të korigjoni qëndrimin tuaj dhe të aplikoni parime ergonomike për aktivitetet tuaja të përditshme. Kjo është pjesë e “vetë-kujdesit” ose “vetë-trajtimit” në programin fizioterapeutik. Përgjatë fizioterapisë, ju do të mësoni parime dhe zakone të mira që ju mundësojne që të kujdeseni më mirë për trupin tuaj.

Ne e dimë: është e vështirë të largojmë zakonet e këqia që nxisin dhimbjen e kurrizit, vecanërisht pozita e të qëndruarit ulur. Për shumë njerëz me dhimbje shpine të shkaktuar prej qëndrimit të keq, kjo e fundit u duket normale. Fizioterapeuti mund t’ju ndihmojë të mësoni se me një qëndrim të mirë do të ndihemi shumë më mirë.

Në fund të këtij artikulli do të keni mundesinë të shihni ilustrime të disa ushtrimeve të thjeshta që mund të bëni vetë për të lehtësuar dhe mbajtur larg dhimbjet e shpines.

\"\"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *