Menjëherë kontaktoni një fizioterapeut për të zbuluar lëndimin, shkallen e lëndimit dhe kur duhet filluar trajtimin.
Përdorni trajtimin magjik RICE që do të thotë:
R-Rest ( pushim nga aktivitetet për të lejuar shërimin dhe jo lëndimin e metutjeshem),
I-Ice (përdorimi i akullit në vendin e lënduar),
C-Compresion (do të thotë përdorimi i fashave kompresive për të penguar entjen),
E-Elevation ( do të thotë ngritje e pjesës së lënduar mbi nivelin e zemrës duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut dhe duke penguar edemen dhe dhëmbjet).
Pastaj duhet filluar ngadalë me levizje të lehta për të rikthyer gjendjen normale të indeve të lënduara.
Shërimi i indeve të buta varësisht nga lloji dhe shkalla e lëndimit kërkon muaj dhe jo javë.
Kthimi në aktivitete të plota fizike duhet bërë vetëm atëherë kur nuk kemi fare dhembje apo kemi dhembje minimale gjatë aktiviteteve fizike. Fizio Plus