Sëmundja Degjenerative e Diskut intervertebral

Sa me shume qe behemi me te vjeter ne fillojme te ndjejme dhembje ne shpine e cila dhembje nuk i referohet ndonje incidenti por si pasoje e degjenerimit te diskut apo edhe dobesimit te muskujve.\"Semundja

Edhe kur jeni te rinje mund te keni dhembje te shpines por kjo i atribuohet ndonje shkaku apo incidenti qe shpien deri tek lendimet e rastit. Ne dekaden e trete apo te katert ju mund te filloni te ndjeni dhembje te shpines e cila mund te jete e kohe pas koheshme apo edhe e perditshme varesisht nga demtimet qe kane pesuar disqet apo edhe vertebrat gjate periudhave te mehershme te jetes suaj.

Një nga shkaqet kryesore për këtë është sëmundja degjenerative e diskut intervertebral. Semundja degjenerative e diskut eshte një proces natyror i plakjes, por ne kete degjenerim te diskut ndikojne edhe shume faktor te tjere të tille si pesha e një personi, niveli i aktivitetit dhe mënyra e jetesës.

Disqet kurrizore në mes unazave sigurojnë një lloj jasteku ne mes te unazave duke ndihmuar si një amortizues për shpinë tone por edhe per te lejuar hapsire te mjaftueshme për rrënjët nervore për të dalë nga palca kurrizore. Me moshim disqet fillojne te humbasin perberjen e tyre ku si perberes kryesor eshte uji i cili fillon te zhduket prandaj edhe unazat fillojne te afrohet ndermjet veti e ku per pasoje kemi edhe humbjen e gjatesise se personit.

Shume artikuj jane publikuar dhe diskutojne ne hollesi se si mund te parandalojme keto probleme te cilat mund te shpiejne ne nje paaftesi per ju. Tek te gjithe keto programe te trajnimit eshte e perfshire terapia fizikale si menyra me adekuate per parandalimin e ketyre problemeve.

Fizioterapeuti percakton programin specifik te ushtrimeve dhe aktiviteteve tjera per secilin person. Ne program duhet te jene te perfshira ushtrimet te cilat lejojne nje fleksibilitet muskulor dhe levizje normale te nyjeve po ashtu duhet te modifiokhet edhe menyra dhe shprehite e te jetuarit ndihmohet shume ne parandalimin e ketyre problemeve. Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *