Edukim

Cili është roli i Fizioterapeutit ?

Roli i fizioteraputit është të ndihmojë pacientët në parandalimin e dëmtimeve fizike dhe në zvogëlimin a paaftësisë, po ashtu ndihmon në arritjen e funksioneve optimale dhe lehtësimin e dhimbjeve si shkak i dëmtimeve të eshtrave, nyjeve, muskujve, nervave apo edhe strukturave tjera.  Përveç kësaj, ne ndihmojmë pacientët në shërimin e tyre fizik dhe rikthimin e tyre në shtëpi dhe mjedisin e punës me nivelin më të lartë të mundshëm të pavarësisë në aktivitetetet e tyre të përditëshme.

Çfarë bënë një Fizioterapeut tek qendra për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim – Fizio Plus ?

Vlerëson dhe diagnostifikon këto probleme:\"ekzaminim_fizioterapeutik\"

  • Gjendjen  fizike dhe funksionale, duke përfshirë lëvizshmërinë e nyjeve, forcën, fuqinë dhe qëndrueshmerinë muskulore, ecjen, aftësitë e vetë kujdesit, poziten dhe lëvizjen e drejtë të mekanikës së trupit.
  • Vlerëson sistemin osteomuskulor, neuromuskular, kardiovaskular, pulmonar dhe disa sisteme tjera.
  • Këshillon në përdorimin e pajisjeve të veçanta si këpucë të modifikuara, shtojca ortopedike, splinta ose pajisje tjera ndihmëse për probleme të caktuara me nyje apo me strukturat tjera.
  • Përpilon programe të ushtrimeve terapeutike te bazuara në të gjeturat individuale sipas problemeve të diagnostifikuara duke  mundësuar një trajtim dhe sherim sa më të shpejtë të personit.

Ne punojmën me pacientin për të arritur qëllimet individuale duke u bazuar në problemet specifike dhe në kërkesat e personit, po ashtu ofrojmë edukim të vazhdueshëm për pacientin dhe familjen në mënyrë që personi të jetë i aftë ti kryej aktivitetet e tij të përditëshme në mënyrë të pavarur.

Ushtrime terapeutike përdoren për të përmirësuar forcen, fuqinë e muskujve të pacienti , lëvizjen e përbashkët dhe funksionin normal të sistemit kardiovaskular dhe pulmonar .

\"fizioterapi\"

Tek në aftësohen personat për vetë- menaxhim, duke bërë të mundur që pacientët të ndryshojnë programet e tyre individuale të ushtrimeve sipas nivelit të aktivitetit të sëmundjes .

Përmes modaliteteteve fizioterapeutike të tilla si te ngrohtitë, terapisë me të ftohtë,  rrymave elektrike dhe mekanike, masazhave dhe levizshmerisë së unazave  bëjmë të mundshme për të arritur lehtësim dhe përmirësim të dhimbjeve, të rigjeneroj lëndimet e muskujve, dhe uljen inflamacionit, duke përgatitur pacientin për ushtrimet specifike për trajtimin dhe rehabilitimin  e tij afatë gjatë.

Ku ofrojmë Fizioterapi dhe Rehabilitim ?

Ne ofrojmë fizioterapi dhe kujdes në mjedise të ndryshme, duke përfshirë ordinancen private dhe shtepitë e juaja.

Për më shumë na kontaktoni.