Si ndihmon Fizioterapia që të përjetoni një shtatzani të lumtur

Trupi, funksionet trupore dhe fusha emocionale e saj ndryshojne për të lejuar zhvillimin e fëmijës dhe më pas sjelljen në jetë të tij.
\"fizioterpai-shtatzani\"
Gjatë periudhës së paslindjes, (ose siç njihet ndryshe lehonia) gruaja duhet t`i  rikthehet karakteristikave të mëparshme, por shpesh kjo nuk ndodh.

Fizioterapia në shtatzani ka pikërisht qëllim ta njohë gruan me ndryshimet trupore që e presin gjatë 40 javëve, ta riedukojë për të parandaluar problematikat e mundshme që lidhen me to dhe ta përgatisë atë për një lindje sa më pak traumatike.

Gjithashtu, fizioterapia e ndihmon gruan edhe pas lindjes për të rimarrë funksionet trupore.

Ndryshime të shumta trupore te gruaja shtatzanë

Rritja në peshë është ndryshimi që bie më shumë në sy. Një grua duhet të shtojë mesatarisht gjatë kësaj periudhe 10-12 kg. Uterusi e zmadhon diametrin 5-6 herë dhe volumin rreth 3000 herë. Veshkat e rrisin gjatësinë me rreth 1cm, ureteret hyjnë në fshikezen e urinës (kjo është arsyeja pse shfaqen infeksionet urinare në shtatzani). Kapaciteti i mushkërive ndryshon lehtësisht; ndodh rritja e diametrit të kafazit të kraharorit me 5-7 cm dhe ngritja e diafragmës me rreth 4 cm.

Presioni arterial ulet lehtësisht, presioni venoz rritet në gjymtyrët e poshtme. Muskujt abdominalë tendosen  gradualisht derisa arijnë maksimumin në fund të shtatzanisë. Kjo bën që ata ta ulin forcën e tyre dhe për pasojë dhe aftësinë kontraktuese. Ligamentet bëhen më elastike se zakonisht nën influencën e hormoneve të barrës. Muskujt e dyshemesë së legenit ulen poshtë (ato gjatë lindjes mund të pësojnë tërheqje deri dhe këputje).

Qendra e graviteti të trupit (si pasojë e rritjes së uterusit dhe gjirit) zhvendoset dhe gruaja pëson ndryshime në pozicionimin e trupit për të siguruar ekuilibrin. Shtylla kurrizore thellohet në pjesën e qafës dhe të belit. Gruaja tenton të ecë me këmbë hapur, me gjunjë të tendosur dhe të karikojë më shumë me thembra.

Ku ndihmon fizioterapia në shtatzani dhe pas lindjes

Programi i ushtrimeve terapeutike në shtatzani dhe pas lindjes ka si qëllim të minimizojnë pasojat e modifikimeve trupore, ta ndihmojë gruan për të përballuar aktin e lindjes dhe rifitimin e karakteristikave të para lindjes. Rëndësi të veçante fizioterapisti i kushton:

-Edukimit të nënës  për pocizionin korrekt të trupit, mënyrën e ecjes, mënyrën e fjetjes, të ndryshimit të pozicionit, mirëmbajtjen e muskujve të barkut. Të gjitha këto parandalojnë dhimbjen e mesit dhe diastazën e muskulit rektus të barkut.

-Ushtrimeve të zgjatjes dhe përforcimit të muskujve të gjymtyrëve. Këto ndikojnë në përgatitjet e gjymtyrëve gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes. Gjymtyrët e sipërme përgatiten për mbajtjen dhe kujdesin për bebin, ndërsa  gjymtyrët e poshtme për të përballuar rritjen në peshë dhe parandalimin e shfaqjes së variçeve dhe edemës.

-Teknikave të frymëmarrjes dhe relaksimit muskular, të cilat jo vetëm e ndihmojnë gruan për ta përballuar qetësisht shtatzaninë, por janë shumë të rëndësishme edhe gjatë aktit të lindjes. Gruaja edukohet që gjatë aktit të lindjes të mos bllokojë ritmin e frymëmarjas dhe të dijë të relaksojë muskujt e dyshemesë pelvike, për të lehtësuar në këtë mënyre daljen sa më pak traumatike të bebes në kanalin e lindjes.

-Përgatitjes së muskujve të dyshemesë pelvike. Gruaja mësohet si t’i kontraktojë dhe t`i relaksojë këta muskuj. Kjo ka rëndësi për të minimizuar traumat në lindje dhe për të parandaluar inkontinencen urinare dhe fecale pas lindjes.

Çfarë i ndodh trupit të gruas gjatë shtatzanisë

Dhimbja e mesit është një fenomen frekuent në shtatzani. Gratë në përgjithësi ankohen për dhimbje në pjesën e belit, por jo rrallëherë dhimbja shpërdahet në vithe apo deri në këmbë. Ajo lidhet me ndryshimet e pozicionit të trupit (shpjeguar në paragrafin më sipër). Dhimbja bëhet më e fortë kur gruaja qëndron ulur apo në këmbë për një kohë të gjatë dhe në fund të ditës nga lodhja muskulare.

Çarja e muskulit

Është edhe një muskul që quhet rektus abdominis, i cili mund të çahet. Çarja e tij njihet në mjekësi me termin “diastazë”. Diastaza e muskulit në fjalë krijon gjithashtu dhimbjen e mesit apo vështirësi në ndërrimin e pozicionit në shtrat. Kur kjo çarje kalon 4-5 cm ul deri edhe mbrojtjen e bebes.

Variçet e famshme

Variçet bëhen të pranishme në shtatzani për shkak të rritjes së peshës së uterusit që shtyp venën kava inferior dhe rrit në këtë mënyrë presionin në venat e këmbëve. Ato bëhen të dukshme nga fundi i tremujorit të dytë të barrës dhe në tremujorin e tretë. Simptomat variojnë nga një rëndim i lehtë i këmbëve deri në dhimbje të forta të tyre në pozicionin drejt në këmbë.

Muskujt e fundbarkut

Gjatë shtatzanisë gruas i ndodh dhe dobësimi i muskujve të dyshemesë pelvike (fundit të barkut). Kapsllëku në shtatzani, traumat gjatë aktit të lindjes, shtimi i madh në peshë favorizojnë dobësimin e muskujve të dyshemesë së barkut dhe si pasojë gruaja pas lindjes mund të ketë probleme të kontrollit të sfinkterave vezikal dhe anal (humbje të pavullnetshme të urinës apo feçeve)

Nervoze natën

Gratë ankohen për dhimbje tek kyçi i dorës, gishtat apo dhe tek këmbët, që i zgjojnë natën dhe i bëjnë nervoze. Kjo gjendje është pasojë e sindromave si: tuneli karpal apo thorasic outlet syndrome, të cilat shkaktohen nga ndryshimet posturale, mbajtja e lëngjeve në organizëm dhe ndikimi hormonal.

[email protected]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *