Si ti largojmë dhimbjet muskulore, ja zgjidhja ?

Nëse jeni të përfshirë nga dhimbjet muskulore, ekziston një zgjidhje e pëlqyeshme për lehtësimin e kësaj ndjesie. Bëhet fjalë për masazhin, i cili cilësohet si një ilaç i vërtetë për ç’tensionimin e muskujve.\"dhimbjet_muskulore_masazha1\"

Ky fakt mbështetet nga një studim kanadez i zhvilluar nga McMaster University, në Ontario dhe i publikuar në revistën shkencore “Science Translational Medicine”.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e 11 meshkujve në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët iu nënshtruan një stërvitje intensive me biçikletë.

Në njërën prej këmbëve secilit prej tyre i bëhej masazh, ku pas analizimit të muskujve vihej re një gjendje shumë e mirë e tyre dhe pa asnjë kontraktim në raport me këmbën tjetër.

Sipas studiuesve thuhet se mjaftojnë 10 minuta masazh për të rikthyer muskujt në gjendje energjetike dhe për të shpëtuar nga çrregullimet muskulore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *