Ushtrimet fizikale ndihmojnë gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes

Aplikimi i ushtrimeve fizikale ndihmon gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes\"ushtrimet

Programi i ushtrimeve terapeutike në shtatzani dhe pas lindjes ka si qëllim të minimizojnë pasojat e modifikimeve trupore, ta ndihmojë gruan për të përballuar aktin e lindjes dhe rifitimin e karakteristikave të para lindjes. Rëndësi të veçante fizioterapeuti i kushton:

-Edukimit të nënës për pocizionin korrekt të trupit, mënyrën e ecjes, mënyrën e fjetjes, të ndryshimit të pozicionit, mirëmbajtjen e muskujve të barkut. Të gjitha këto parandalojnë dhimbjen e pjesës së poshtme të shpinës  dhe diastazën e muskulit rektus të barkut.

-Ushtrimeve të zgjatjes dhe përforcimit të muskujve të gjymtyrëve. Këto ndikojnë në përgatitjet e gjymtyrëve gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes. Gjymtyrët e sipërme përgatiten për mbajtjen dhe kujdesin për bebin, ndërsa gjymtyrët e poshtme për të përballuar rritjen në peshë dhe parandalimin e shfaqjes së variçeve dhe edemës.

-Teknikave të frymëmarrjes dhe relaksimit muskular, të cilat jo vetëm e ndihmojnë gruan për ta përballuar qetësishtë shtatzaninë, por janë shumë të rëndësishme edhe gjatë aktit të lindjes. Gruaja edukohet që gjatë aktit të lindjes të mos bllokojë ritmin e frymëmarjas dhe të dijë të relaksojë muskujt e dyshemesë pelvike, për të lehtësuar në këtë mënyre daljen sa më pak traumatike të bebes në kanalin e lindjes.

-Përgatitjes së muskujve të dyshemesë pelvike. Gruaja mësohet si t’i kontraktojë dhe t`i relaksojë këta muskuj. Kjo ka rëndësi për të minimizuar traumat në lindje dhe për të parandaluar inkontinencen urinare dhe fekale pas lindjes. Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *