Ushtrimet, ilaçi më i mirë kundër sëmundjes së Alzheimerit

Një studim i ri nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Marylandit tregon se ushtrimet fizike mund të përmirësojnë funksionin e trurit të personave në rrezik për Alzheimer, duke përmirësuar efikasitetin e veprimtarisë së trurit përsa i përket kujtesës.\"ushtrimet

 Humbja e kujtesës që çon në sëmundjen e Alzheimerit është një nga frikat më të mëdha mes personave të moshuar. Ndërsa një humbje relative e kujtesës është normale dhe pritet me moshën, një diagnozë e dëmtimit të butë të aftësisë njohëse, ose MCI, sinjalizon humbje të konsiderueshme të kujtesës dhe një rrezik të madh për Alzheimer, sëmundje për të aktualisht nuk ka shërim.

Studimi jep shpresë të re për personat e diagnostikuar me MCI, dhe është i pari që tregon se një trajtim me ushtrime fizike për të moshuarit (mosha mesatare 78-vjeç) me dëmtim të butë të aftësisë njohëse, përmirësoi jo vetëm kujtesën, por edhe funksionin e trurit. Rezultatet u publikuan në Journal of Alzheimer’s Disease.

Sipas studimit, pas 12 javësh të përfshirjes në një program me ushtrime të moderuara, pjesëmarrësit (nga 66 deri 88 vjeç) përmirësuan efikasitetin e tyre nervor, dhe arritën të përdornin më pak burime nervore për të kryer të njëjtën detyrë të kujtesës. Sudimet e deritanishme kanë treguar se nuk ka asnjë ilaç që të jetë në gjendje të sjellë një rezultat të tillë që u arrit vetëm me ushtrime fizike, thonë autorët.

Studimi këshillon se ushtrime të përditëshme të moderuara fizike (150 minuta në javë) bëjnë mirë për Trupin dhe Trurin.

Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *