Ushtrimet njëjtë si ilaqet kundër sëmundjeve të zëmres dhe trurit

Ushtrimet kanë të njëjtin efekt po aq sa ilaçet në trajtimin e sëmundjeve të tilla si ataku kardiak apo goditjet në tru.\"B0007395

Kërkimet, nga tre institucione të shëndetit, kanë dalë në përfundimin se ushtrimet janë një alternativë e zbatueshme njëlloj si terapitë me ilaçe për të parandaluar vdekjen nga sëmundjet kronike të zemrës, atakut kardiak, diabetit dhe paralizës.

Tashmë doktorët janë në dilemë nëse duhet të japin receta për të marrë ilaçe për trajtimin e disa sëmundjeve apo t’i rekomandojnë njerëzit të jenë më tepër aktivë në jetën e përditshme dhe të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik.

Megjithatë autorët e këtyre kërkimeve thonë se, pavarësisht se ushtrimet kanë një rol jetësor në parandalimin e shumë sëmundjeve, njerëzit  marrin edhe ilaçet që u jep doktori me recetë.

Sipas një studimi të publikuar në “British Medical Journal”, ku merrnin pjesë 340 mijë persona, ka rezultuar se ushtrimet fizike ishin më të efektshme për parandalimin e sëmundjes së paralizës, ndërsa për sëmundjet e zemrës, ilaçet e rekomanduara nga mjekët ishin më të efektshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *