Në mënyrë të vazhdueshme janë bërë studime mbi efektin e perdorimit të vajit të ullirit, mirpo disa studime të bëra kohëve të fundit tregojnë që konsumimi i vajit të ullirit është shumë i shëndetshëm për trupin e njeriut e sidomos për kocka.
Studimi më i fundit, lidhur me këtë fakt, është bërë nga “Madrid University”, sipas të cilit vaji i ullirit është shumë i mirë për kockat. Në një projekt 2-vjetor, kërkuesit dolën në konkluzionin se njerëzit të cilët konsumojnë më tepër vaj ulliri, kanë një nivel më të lartë të osteokalinës, një proteinë e cila ndodhet në qelizat e kockave, raporton \”Daily Mail\”.
Një nivel i lartë i osteokalinës do të thotë kocka më të forta, për pasojë shëndet edhe më i mirë. Një teori thotë se osteokalina mund të ndihmojë në parandalimin e prodhimit të insulinës, dhe kjo bën që trupi të ketë imunitet nga efektet e hormoneve.
Ndërsa një tjetër teori e nxjerrë nga Universiteti i Athinës, thotë se një dietë ku konsumohet shumë vaj ulliri dhe shumë pak mish të kuq ndihmon në forcimin e kockave tek femrat gjatë moshës madhore.