Çfarë është Kineziterapia?
Kineziterapia është një degë e fizioterapisë që përdor lëvizjen dhe ushtrimet fizike të përshtatura individualisht për të trajtuar, parandaluar dhe rehabilituar probleme të ndryshme të sistemit muskuloskeletor, nervor apo të qëndrimit trupor.
Qëllimi i kineziterapisë
Qëllimi kryesor i kineziterapisë është të rikthejë lëvizshmërinë, forcën, ekuilibrin dhe koordinimin e trupit, duke ndihmuar pacientin të rifitojë pavarësinë në aktivitetet e përditshme.
Trajtimi zhvillohet në mënyrë individuale, në bazë të diagnozës, gjendjes fizike dhe objektivave specifike të secilit pacient.
Shërbimet e Kineziterapisë që ofrojmë në ordinancë
Në ordinancën tonë ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh të personalizuara të kineziterapisë, përfshirë:
-
Rehabilitim pas lëndimeve ortopedike (fraktura, dëmtime të ligamenteve, operacione të nyjeve etj.)
-
Ushtrime për forcimin e muskujve dhe përmirësimin e qëndrimit trupor
-
Kineziterapi për dhimbje kronike të shpinës, qafës apo belit
-
Kineziterapi pediatrike – për fëmijë me çrregullime të zhvillimit motorik
-
Kineziterapi për të moshuar – për ruajtjen e lëvizshmërisë dhe parandalimin e rënieve
-
Programe për rikuperim pas operacioneve apo periudhave të imobilizimit
-
Kineziterapi parandaluese – për ata që duan të mbajnë trupin aktiv të shëndetshëm dhe në formë optimale
Pse të zgjidhni ordinancën tonë?
Në qendrën tonë, çdo pacient trajtohet me kujdes individual dhe profesionalizëm të lartë.
Ne kombinojmë njohuritë shkencore me qasjen humane, për të siguruar rezultate të qëndrueshme dhe një përvojë të rehatshme gjatë çdo seance.
