Skolioza, shkaqet dhe trajtimi

Eshtë një situatë patologjike që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore. Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma).\"Skolioza\"

Skoliozat mund të klasifikohen në varësi të etiologjisë së tyre:

·         80% e tyre janë me origjinë idiopatike (pa një shkak specifik).

·         Skolioza të bashkëlindura, që e marrin origjinën nga defekte të organogjenezës gjatë periudhës embrionale.

·         Skolioza neuromuskulare (nga poliomieliti, osteodistrofia etj.).

Skolioza është rreth 7 herë më e shpeshtë tek femrat se tek meshkujt, dhe mund të shfaqet në moshat nga 3 në 10 vjeç.

Simptomat: është një patologji e ngadaltë dhe progressive, përgjithësisht asimptomatike. Shpesh janë prindërit ose pediatri të parët që vënë re që diçka ka ndryshuar në qëndrimin e fëmijës. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale apo lodhje muskulare pas sforcimit fizik. Përgjithësisht fëmija është i qetë, fle mirë dhe vazhdon të kryejë normalisht veprimtaritë e tij të përditshme.

Diagnoza: dyshimet lidhur me praninë e kësaj patologjie qartësohen nga një ekzaminim klinik nga ana e ortopedit dhe një radiografi e shtyllës kurrizore nën ngarkesë (në qëndrim në këmbë). Diagnoza diferenciale duhet bërë ndërmjet skoliozës anatomike me rrotullim, dhe të ashtuquajturës “sjellje skoliotike” apo skoliozës funksionale, e cila është një patologji që trajtohet shumë më thjesht, meqë në bazën e saj nuk ka defektet kockore.

Mjekimi: duke pasur parasysh ecurinë e ngadaltë të sëmundjes, këshillohet të kryhet, rreth moshës 5-6 vjeç, një vizitë kontrolli e tipit parandalues. Më pas do të jetë ortopedi ai që do të vendosë nëse duhen kryer ekzaminime të mëtejshme. Kjo patologji duhet diagnostikuar shpejt (maksimumi brenda moshës 13 vjeç). Pas kësaj moshe bëhet e vështirë arritja e rezultateve të mira, sepse kërcet që quhen “kërce të rritjes” fillojnë gradualisht të mbyllen, duke e bërë strukturën kockore që duam të korrigjojmë më pak të “modelueshme”. Pra, kjo është një patologji e cila duhet trajtuar brenda moshës së adoleshencës, me mjekime fizioterapeutike (gjimnastikë posturale), korrigjuese (stabilizues të kolonës – korse) apo kirurgjikale (stabilizime), në varësi të rastit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *