Zemra e dëmtuar mund të rigjererojë veten, në sajë të një molekule që nxit qelizat për rigjenerimin e indeve të reja kardiake. Kjo molekulë shërben për të prodhuar një faktor rritës që stimulon rigjenerimin e muskulit të zëmres.
Fillimisht e injektuar në minj që kishin pësuar një infarkt kjo \”recetë për të shpëtuar zemra\” u konceptua nga grupi i Kenneth Chien i Institutit Karolinska në Stokholm dhe u botua në revistën Nature.
Vetëm një injeksion i kësaj molekule mund të prodhojë sasinë e duhur të faktorit rritës së indeve vaskulare.
Brenda një kohe shumë të shkurtër fillon procesi i formimit të qelizave të reja të zemrës.
\”Hulumtimi sugjeron se mund të jetë e mundur për të krijuar pjesë të reja të zemrës pa injektimin e qelizave embrionale të reja\”, shpjegon autori i parë i hulumtimit, Kenneth Chien.
Studimi është bazuar në punën e mëparshme, botuar në Cell Research, i cili i kishte treguar se VEGF-A është në gjendje për të kthyer qelizat kardiake.
Në studimin e ri, në sajë të teknologjisë shkencëtarët kanë qenë në gjendje për të injektuar molekulën direkt në qelizat e muskujve të zemrës.
Nga injektimi tek minjtë u arrit në përfundimin se aplikimi brenda 48 orësh nga sulmi në zemër arrin një efekt terapeutik me afat të gjatë. – See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/zemra-mund-te-riparoje-veten-edhe-pas-infarktit-176235.html#sthash.Hz1zWvcJ.dpuf