Metatarsalgjia (shputa e dhimbshme)

Metatarsalgjia ёshtё njё dhimbje që prek kokat e metatarseve nё pjesёn e pёrparme tё kёmbёs. Kjo patologji mund tё shkaktohet nga disekuilibri postural, ndryshime morfologjike tё kёmbёs (mbi tё gjitha tek harku i kёmbёs).

Prek njёsoj meshkujt dhe femrat por ёshtё mё e shpeshtё tek personat qё praktikojnё sporte si futbolli, atletika, basketboll, volejboll. Bёhet fjalё pёr njё patologji invalidizuese e cila mund tё kushtёzojё edhe kryerjen e aktivitetit tё pёrditshёm. Tek moshat e thyera ndodh njё luksacion i kokave tё metatarseve tё cilat duhet tё mbajnё njё peshё akoma mё tё madhe.

Simptomat
Dhimbje nё pjesёn e pёrparme tё kёmbёs e cila theksohet gjatё ecjes, gjatё qёndrimit nё kёmbё si dhe kur preket me forcё zona e sёmurё. Ndonjëherë vihet re njё modifikim i morfologjisё sё kёmbёs me shfaqjen nё zonёn e tabanit tё kallove tё dhimbshme. Pacienti zakonisht shkarkon peshёn e trupit nё zonёn e kundёrt duke rrezikuar kёshtu tё shkaktojё njё sindromё me mbingarkesё funksionale kontro-laterale.

Diagnoza
Ekzaminimi objektiv i kёmbёs largon çdo dyshim mbi patologjinë por kёshillohet gjithmonё dhe njё ekzaminim radiografik pёr tё vlerёsuar patologjinё.

Terapia
Terapia fillimisht ёshtё konservative duke pёrdorur shtojca tё posaçme pёr tё larguar peshёn nga zona e prekur (metatarset) dhe duke e shpёrndarё nё zonat e tjera tё kёmbёs. Njёkohёsisht duhet dhe trajtimi fizioterapeutik pёr tё ulur inflamacionin lokal por edhe pёr tё forcuar muskujt e shputёs tё cilёt janё shumё tё rёndёsishem gjatё ecjes. 

Pёrdorimi i barnave duhet kufizuar pёr periudha tё shkurtra. Nёse terapia konservative nuk jep rezultate mund tё kryhet ndёrhyrje kirurgjikale. fizioplus.com.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *