Ndrydhja (distorsioni) i kyqit të këmbës

Paraqet një nga traumat më të shpeshta në sport dhe jetë. Zakonisht dëmtohet kompartmenti i jashtëm (80% të rasteve) pas traumës së përthyerjes së këmbës nga brënda e cila shkakton tërheqjen apo këputjen e ligamenteve dhe  demtime të kapsulës artikulare.\"ndrydhja-kyqit\"

Traumat me përthyerje të këmbës nga brënda shkaktojnë një dëmtim të ligamentit deltoid i cili ndodhet në anën e brëndshme të kyqit të këmbës. Kur trauma është e fortë mund të ketë edhe thyerje të kockës maleolare të brëndshme ose të jashtme.

Traumat distorsive (përndrydhja) mund të jetë akute (të shkaktuara nga përplasje, ndryshim të menjëhershëm të drejtimit të ecjes apo vrapimit) ose kronike (pas mbingarkesave të tejzgjatura). Pas përndrydhjes së kyqit të këmbës mund të krijohet një kuadër laksiteti me dëmtim kapsulës, ligamenteve dhe një kuadër instabiliteti i nyjes. Kjo bën që pacienti të ketë një ndjesi sikur nuk mban dot peshën e trupit dhe nuk ndjehet i sigurt kur mbështet këmbën në tokë.

Simptomat

Pacienti që pëson një përndrydhje akute të kyqit të këmbës, ndjen një dhimbje të fortë të menjëhershme e shoqëruar nganjëherë edhe me një kërcitje artikulare si \”diçka që thyhet\” dhe menjëherë paaftesia funksionale e kyqit të këmbës është pothuajse totale. Dhimbja vazhdon të jetë prezente në pjesën e përparme të maleolit (të brëndshëm ose të jashtëm) dhe bëhet më e fortë gjatë palpacionit, fryrje pak a shumë e madhe në regjonin peri-maleolar, vështirësi në ecje dhe në qëndrim në këmbë. Mund të vihet re edhe një versament artikular, shenjë e një dëmtimi kapsular.

Diagnoza

Diagnoza e përndrydhjes së kyqit të këmbës bazohet tek informacionet që jep pacienti, simptomat dhe vizita klinike. Duhet të vlerësohen edhe dëmtimet e shoqëruara si frakturat e maleolit si dhe frakturat e bazës së metatarsit të pestë. Për këtë arsye është gjithmonë e këshillueshme të kryhet nje radiografi e kyqit të këmbës për të përjashtuar frakturat. Për të vlerësuar sakt dëmtimet kapsulo – ligamentoze është e nevojshme të kryhet një rezonancë magnetike.

Terapia

Pas ndrydhjes së kyqit të këmbës edhe kur trauma është kuruar me efikasitet, nganjëherë mbetet një dhimbje regjionale e cila kufizon artikulacionin. Tendinopatia, rigiditeti artikular, fryrja e kyqit të këmbës, mungesa e forcës muskulare, instabiliteti mund të zgjasin për shumë kohë. Menjëherë pas traumës këshillohet të aplikohet qese me akull disa herë në ditë, dhe mos levizja e nyjes me peshe bartje.

\"stabilizues_kyqi\"

Pasi të përjashtohen trauma kockore, në bazë të dëmit të shkaktuar do të vendoset një stabilizues i posaçëm ne nyje i cili mund te mbahet për rreth 15 ditë. Në rastet jo shumë të rënda kyqit të këmbës mund të mbahet pa stabilizues por nuk duhet mbështetur në tokë dhe pacienti duhet të ecë me paterica.

Menjëherë duhet filluar fizioterapia (krioterapi, ushtrime te lehta per nyje,  gjimnastikë proprioceptive) dhe gjimnastika në ujë, ultratingulli terapeutik etj. Fillimi i aktivitetit sportiv varet nga trauma, nga pacienti dhe nga lloji i sportit që ushtron. Një pasojë që duhet evituar është mbajtja e bllokuar e kyqit të këmbës për një kohë të gjatë pasi mund të krijohet rigiditet artikular.

Terapia kirurgjikale

Pjesa më e madhe e ekspertëve është e mendimit që edhe në traumat më të rënda trajtimi i parë duhet të jetë konservativ, pra pa ndërhyrje kirurgjikale. Kirurgjia merret në konsideratë në rreth 10% të pacientëve, pra në ato raste kur pas trajtimit konservativ mbetet një instabilitet kronik i kaviljes. Teknikat kirurgjikale janë të shumta dhe varen nga eksperienca e kirurgut. Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *