Dhimbja dhe mpirja e qafes, shkaqet dhe trajtimi

Dhimbja e qafes ne ditet e sotme eshte shume e perhapur. Pozicionet jo te pershtatshme te qendrimit ne kembe apo ulur, mbajtja e takave te larta, artrozat apo tensionet nervore jane te gjitha motive per te shkaktuar dhimbje ne kete pjese te trupit.

\"dhimbje_qafe\"

Dhimbja e qafes ndonjehere eshte vertete e padurueshme dhe na ben te ndjehemi keq kur ndodhemi ne ambiente me njerez dhe ne te shumten e rasteve nuk te lejon te kesh nje dite normale, pasi duket si nje peshe e madhe qe i ka zene rrugen mendimeve.

Shume pak gjera jane me ngacmuese e te parehatshme se dhembja dhe mpirja e qafes, qe mund ta preke çdokend, ne çfaredo moshe.

 

 

Dhimbja e qafes shfaqet ne forma te ndryshme

Ne qofte se deshiron te zgjedhesh terapine me te dobishme, duhet te studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme eshte e pranishme vetem ne nje ane dhe shfaqet sidomos kur perpiqemi qe te ndryshojme pozicion. Jemi te detyruar qe ta mbajme koken te perkulur nga nje ane. Te krijohet pershtypja se jemi teresisht te bllokuar dhe te ngrire. Dhimbja eshte e shurdhet, qafa eshte e ngrire, muskujt jane te tendosur dhe te krijohet pershtypja se kemi nje peshe mbi shpatulla. Kjo dhembje pergjithesisht shkaktohet nga qendrimi ne nje pozicion te keq per nje kohe te gjate ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja eshte konstante dhe pergjithesisht eshte ne te dyja anet e qafes. Qafa eshte e ngrire dhe shkakton shume dhimbje ne qofte se perkulet para apo pas. Dhimbja shtohet me lodhjen apo kur ushtrohen disa levizje.

Zakonisht ndodh pas nje kontraktimi apo nje nervozizmi. Si pasoje e kesaj merren dhe dhimbjet e kokes, probleme ne shikim, zhurme ne degjim dhe nevralgji te vazhdueshme. Mund te behet fjale per shfaqje te nje traume. Dhimbja eshte e shurdhet zakonisht ne te dyja anet e qafes dhe irritohet ne vazhdimesine e kokes apo ne mes te shpatullave. Duke e levizur koken provohen mjaft shtrengime ne muskuj, ndjehemi te rende dhe na duket sikur jemi te ngarkuar me plumb. Dhimbja pakesohet gjate pushimit dhe mund te mos e ndjejme per periudha te gjata. Ndonjehere shoqerohet me mpirje krahu, gje qe mund te jete shkak i nje artroze apo hernie ne tru. Qafa eshte e ngrire dhe shkakton dhembje kur perkulet. Kjo shoqerohet dhe me te vjella, dhembje koke, ethe dhe acarim nga drita. Mund te behet fjale per meningjit.

Qafa si pjese e shtylles se kurrizit eshte e ngjashme me pjesen tjeter, por ndryshon ne ate qe ka per qellim te levize me shume dhe ne drejtime te ndryshme. Gjithashtu qafa nuk i duron ngarkesat e renda qe mund te perballen nga pjesa e poshtme e shtylles kurrizore. Dy unazat e siperme ne qafe jane shume te nderlikuara dhe ju mungon trupi kryesor nga siper. Kjo zevendesohet nga nje berthame drejtuar nga trupi i unazes poshte dhe sherben si nje bosht rrotullimi i cili lejon koken te rrotullohet mbi qafen. Unaza ne maje mban peshen e kafkes dhe quhet atlas, si gjiganti mitologjik i cili e mban boten mbi supet e tij. Shpesh dhembja dhe mpirja ne qafe shkaktohen nga levizja e disqeve ne pjesen e siperme te kurrizit saktesisht te qafes. Kjo mund te ndodhe ne mosha ta ndryshme, duke filluar nga mosha me e re, madje edhe para moshes 25 vjeç e deri tek moshat e medha. Ky çrregullim ndryshon nga personi ne person.

Dhimbja dhe mpirja e qafes mund te ndodhe per shkak te pozicionit jo te duhur te qendrimit ne pune. Nese tavolina e punes eshte shume e ulet dhe ju duhet te punoni me koken e perulur dhe dhembja e mpirja e qafes ndodhe per shkak te lodhjes se ligamenteve. Qendrimi i shtrire per nje kohe te gjate mund te shkaktoj dhimbjen dhe pirjen e qafes. Po ashtu edhe perdorimi i 2-3 jastekeve mund ta shkaktoje kete problem. Gjithashtu, nese dysheku eshte teper i bute mund te shkaktoje dhimbjen dhe mpirjen e qafes.

Ndonjehere disa prej ketyre problemeve mund te qetesohen nga fjetja ne shtrat me te forte dhe duke perdorur vetem nje jastek. Prandaj, nese dhembjet dhe mpirja e qafes nuk menjanohen me perdorimin e dyshekut me te forte, jastekut te pershtatshem, çlodhjes, edhe perdorimit te ilaçeve te ndryshme qe rekomandohen nga profesionistet mjekesor, si tabletave te ndryshme, qetesues dhembjesh etj, atehere rekomandohet qe te provoni edhe ju metoden e natyrshme te thjeshte dhe jo te dhembshme te kiropraktikes te ashtuquajtur “kthimit ne vend, palosjes” te diskut apo disqeve te levizura, te cilet duke prekur nervat e peraferta shkaktojne dhembjen ngacmuese, madje edhe mpirjen e qafes, kraheve e nganjehere edhe te duarve gjer tek fundi i gishterinjve.

Shkaktaret me te shpeshte nga te cilat shkaktohen dhimbjet ne qafe mund te grupohen ne kater kategori:

  • Kontraktimet muskulore

Kontraktimet muskulore per shkak te stresit, pozicioneve te keqija apo tensioneve emocionale. Kjo eshte dhe arsyeja me e shpeshte e dhimbjeve te qafes. Dhe pse shkaku mund te duket i rendomte, bllokimi muskulor mund te çoje dhe ne nje palevizshmeri totale te perkohshme.

  • Artroza ose hernia diskale

Semundje si artroza apo hernia diskale jane shkaku i dyte i dhimbjeve te qafes, por qe te dyja situatat mund te jene aktive njekohesisht. Kush vuan nga keto semundje mundohet t’i shmange rrotullimet e kokes dhe levizjet e shpatullave pikerisht per dhimbjen qe i shkakton kjo. Ne kete menyre muskujt nuk ushtrohen, mpihen dhe ndonjehere dhe ngrijne dhe keshtu dhimbjes se shkaktuar nga artroza apo hernia i shtohet dhe ngrirja e muskujve.

  • Traumat ose mikrotraumat

Dhimbje te shkaktuara nga trauma apo mikrotrauma, si goditje te ndryshme. Keto mund te jene dhe goditje te marra gjate aktiviteteve sportive, levizjeve te gabuara apo dhe frakturave te vogla te cilat nuk vihen re per momentin. Pasojat e ketyre goditjeve mund te mbarten me vite dhe mund te shkaktojne nje dhimbje qafe kronike.

  • Inflamacione te ndryshme

Shqetesime te tjera te shkaktuara nga inflamacione te ndryshme. Semundje si meningjiti shkaktojne dhimbje dhe ngrirje te muskulatures se qafes por qe gjithmone jane te shoqeruara me simptoma te tjera me te renda.

Parandalimi i dhimbjeve te qafes

Ne qofte se jemi te kujdesshem dhe kujtohemi gjate dites tone per gjera te vogla qe kane lidhje me pozicionet e qafes, mund te shmangim nje pjese te mire te dhimbjeve te shkaktuara pikerisht nga ky shkak.

Per kete, duhet te:

Te mbajme nje qendrim korrekt. Shprehja e vjeter “shpatullat prapa dhe gjoksin jashte” eshte akoma ne fuqi;

Zgjedhja e karriges se pershtatshme. Karrigia e atij qe kalon shume kohe ulur duhet te jete e tipit qe te rregulloje gjatesine. Kembet duhet te qendrojne te mbeshtetura ne dysheme dhe kurrizi te jete i mbeshtetur ne karrige;

Te mbahet mire telefoni. Duhet te shmanget ideja per te bere nje pune tjeter ne kohen qe flasim ne telefon, sepse do te jemi te detyruar qe ta mbeshtesim ate me shpatull ne faqe, pozicion i cili eshte shume i disfavorshem per qafen;

Te ngrihesh nga karriga çdo ore dhe te besh disa hapa per te ndryshuar pozicionin e kolones vertebrale. Ështe nje ushtrim i detyrueshem per ata qe kalojne ore te tera ne tavoline;

Pozicioni gjate periudhes se gjumit duhet te jete ai me kurriz poshte ose te kthyer ne ane. Pozicioni me gjoksin poshte mban ne tension vertebrat e qafes dhe mund te shkaktoje dhimbje;

Te besh ushtrime te vogla te perditshme. Behet fjale per levizje te kujdesshme te qafes ne çdo moment te dites qe te ndodheni dhe sa me shpesh qe te mundeni per te shmangur ngrirjen e muskujve.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut Ne qofte se pesoni perplasje me makine apo nje traume gjate nje aktiviteti sportiv apo duke u rrezuar per çdo lloj motivi dhe ne qofte se dhimbja ne qafe eshte e shoqeruar me te vjella dhimbje koke, ethe, padurim te drites dhe mpirje te krahut apo te pjeseve te tjera te trupit.

Si ta qetesojme dhimbjen e qafes vete

Nderhyrjet e meposhtme jane te dobishme ne rastet kur dhimbja e qafes eshte shkaktuar nga kontraktimi i muskujve apo nje mpirje e tyre.

Me hidroterapi

Kur qafa ka inflamacion beni nje komprese me akull per dhjete minuta. Ne qofte se nuk keni akull, atehere merrni ndonje ushqim te ngrire, mbeshtilleni me nje cope dhe perdoreni si komprese.

Nese qafa juaj eshte vetem e shtanguar athere pergatisni dhe nje çante uji me uje te nxehte, mbeshtilleni me nje peshqir dhe aplikojeni ne vendin e dhimbjeve. Pas kesaj aplikoni nje lloje masazhe ne muskujt e qafes dhe perdorni disa levizje te qeta.

Nese dhimbjet nuk kalojne atehere drejtohuni tek ndonje fizioterapeut i cili bene nje ekzaminim te qafes suaj dhe pastaj fillon me nje program te specializuar te ushtrimeve per te permiresuar gjendjen e juaj.

Fizio Plus

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *